Flash

Rama komenton marrëveshjen e Uashingtonit: Kosova ia vendosi pengesat më parë vetes

Lapsi.al 2 October 2020
Rama komenton marrëveshjen e Uashingtonit: Kosova ia vendosi pengesat

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar qeverinë e Kosovës për marrëveshjen e 4 shtatorit në Uashington dhe kthimin në dialogun me Serbinë.

Ai theksoi se marrëveshja e Uashingtonit tregoi që Kosova më parë ia vendosi pengesat vetvetes dhe tashmë çdo shmangie nga dialogu sjell vetëm fitore iluzore.

"Takimi i Uashingtonit, rihapja e dialogut me Serbinë, përparimi në axhendën e reformave europiane. Janë disa prej shenjave kuptimplota të përparimit diplomatik të Kosovës. Në mënyrë të veçanta dua të theksoj qasjen e mençur, kurajoze dhe konstruktive të Kosovës në dialogun e me Serbinë .

Duke hequr kështu çdo pengesë për rinisjen e dialogut, që në fakt koha dhe faktet treguan se ishte një pengesë që Kosova fatkeqësisht ia vendosi vetvetes. Dialogu mbetet i vetmi instrument që Kosova të fitojë çështjen për zgjidhje. Çdo bishtnim nga dialogu krijon vetëm fitore iluzore në rrjete sociale dhe në mexhelisin mediatik lokal, por e largon fitoren reale dhe dobëson pozicionin e Kosovës së brendshmi apo së jashtmi me botën.

Konsensusi i brendshëm për dialogun, është domosdoshmëri që uroj dhe shpresoj të mbetet e tillë në sytë e atyre që e garantojnë sot këtë konsensus. Jemi në kushtet kur mund t’i shohim para syve qoftë pasoja e ndërmarrjes së rrugëve pa rrugë, dhe rrugës me perspektivë. Në shumë pak kohë, u arrit të restaurohej një krisje shumë e madhe që pati pasoja jo të vogla mbi Kosovën. Dhe u hodh një hap për të cilin jam i bindur se çdo vit që kalon do flasë edhe më mirë në Uashington. S’di çfarë të besoj lidhur me liberalizimin e vizave. Përsëris që mosliberalizimi është turp për BE. Turp i pashlyeshëm e i pajustifikueshëm"- tha Rama.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI