Flash

Daçiç i nervozuar ndaj serbëve: Flisni budallallëqe duke treguar se ku janë varrosur shqiptarët

Lapsi.al 2 October 2020
Daçiç i nervozuar ndaj serbëve: Flisni budallallëqe duke

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç është nervozuar me disa qytetarë serbë që tregojnë se ku janë varrosur shqiptarët në të gjithë Serbinë.

“Lërini ju amerikanët, gjermanët, turqit, po çfarë të bëjmë ne me serbët? Që ju tregojnë shqiptarëve, kroatëve, e flasin lloj lloj budallallëqesh të ndryshme, e ju tregojnë se ku janë varrosur shqiptarët në gjithë Serbinë”, tha Daçiç i nervozuar në emisionin “Cirilica” në “Tv Happy”.

Daçiç, teksa shkoi më tej me këtë deklaratë tha se serbët po bashkëpunojnë me shqiptarët, pasi sipas tij nuk ka mundësi që dokumente sekrete në të cilat flitet për krimet e luftës dhe u realizuan nga shërbimi serb BIA, të bien në duart e njerëzve të UÇK-së.

“Tani jua them, shikoni atë misionin e Vlejko Odalovic për gjetjen e personave të humbur, që pak nga pak shkojnë e hulumtojnë disa lokacione, të cilat i raportojnë disa spiunë të caktuar. E disa njerëz nga prokuroria jonë, prokuroria e krimeve të luftës bashkëpunojnë me shqiptarët. Si ka mundësi që dokumentet nga shërbimet tona, nuk e di nëse është prokuroria, të përfundojnë në duart e UÇK-së”, tha Daçiç.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI