Flash

Rama i del në mbrojtje Thaçit: Nuk ka marrëveshje të fshehtë me Serbinë për kufirin, kompromiset i keni sajuar ju

Lapsi.al 2 October 2020
Rama i del në mbrojtje Thaçit: Nuk ka marrëveshje të

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti i doli në krah Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit kur u pyet nëse ishin të vërteta deklaratat për “kompromiset e dhimbshme” që Kosova duhet të bënte në raport me Serbinë, duke iu referuar kështu ndarjes së kufirit.

"Ato kompromiset e dhimbshme i keni sajuar ju, kam parasysh komentatorët e kategorive politike, mediatike dhe historike. Sepse është shumë e thjeshtë, nuk ka marrëveshje të një qeverie me një tjetër, jo më marrëveshje për kufirin që të bëhet fshehurazi, nuk ekziston në kohën e sotme.

Kjo është një fantazi që ushqehet nga njerëz që për arsye personale të pushtetit, audiencave, marrin nëpër këmbë atë pjesë të publikut që s’ka kohë të thellohet në informacione dhe nxisin përçarje, tradhti dhe i ndajnë shqiptarët në disa patriotë dhe disa tradhtarë. Cdo marrëveshje del në dritë të diellit, si mund të bëhet fshehtasi?! Kjo është poshtërsi që i bëhet popullit shqiptar", tha Rama.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI