Flash

"Askush nuk po ndërhyn në konfliktin azero-armen", frikësohet Vuçiç: Duam kompromis me shqiptarët

Lapsi.al 3 October 2020
"Askush nuk po ndërhyn në konfliktin azero-armen",

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se po bën përpjekje për të arritur një kompromis me shqiptarët. Teksa fliste me përfaqësuesit e Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian duke iu referuar çështjes së Kosovës, Vuçic u shpreh se ishte kundër një konflikti të ngrirë. Kreu i shtetit serb theksoi se gjëja më e rëndësishme është ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajon, duke sjellë në vëmendje konfliktin e fundit azero-armen.

“Rasti i Armenisë dhe Azerbajxhanit na ka treguar se sa të rrezikshme janë të ashtuquajturat konflikte të ngrira. Sepse një ditë, gjithçka që është e ngrirë do të shkrihet nga dikush”, tha Vuçiç.

Ai vlerësoi se reagimi i ndërkombëtarëve ndaj ripërtëritjes së konfliktit në Nago-Karabak ishte i vakët dhe se kjo mund të shërbente si një mësim për Serbinë. Presidenti Vuçiç  tha se politika e jashtme ka dy qëllime kryesore – e para është pozicionimi i vendit dhe ruajtja e stabilitetit politik dhe paqes në rajon, dhe e dyta është përparimi ekonomik i vendit.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI