Flash

Ministri Klosi: Valët e muzikës përhapin Covid

Lapsi.al 30 September 2020
Ministri Klosi: Valët e muzikës përhapin Covid

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka dhënë një shpjegim të çuditshëm që ka shkaktuar mjaft reagime në rrjetet sociale për vendimin e ndalimit të muzikës pas orës 20:00 në lokale dhe për mos hapjen e klubeve të natës. Ai habiti të gjithë kur tha se “valët e muzikës përçojnë virusin”, madje sipas tij “sa më e lartë të jetë kënga aq më shumë përhapet Covid-19”.

“Nuk duhet t’ia bëni pyetjen ministrit të turizmit, por kjo pyetje duhet bërë ekspertëve, që gjykojnë se zonat me muzikë dhe kjo është e vërtetuar se janë zonat ku virusi hapet më shumë se në çdo vend tjetër pasi valët e muzikës janë ato që përçojnë virusin, në distancat që jemi ne të dy mund të mos ketë përçim, në distancat ku ka valë muzike përhapja e virusit është më e madhe. Dhe në ambientet me muzikë sidomos ku përdoret pija alkoolike, njerëzit duke qenë më pranë njëri - tjetrit, lëshohen më shumë,” - tha Klosi në një intervistë në Report TV.

Deri më tani shkencëtarët kanë dhënë rrugë të tjera të përhapjes së virusit, por këtë që thotë Klosi nuk e ka përmendur askush. Në disa shpjegime thuhet se lokalet me muzikë të lartë e përhapin virusin për shkak se frekuentuesit afrohen te njëri – tjetri kur flasin, por siç tha vetë ministri “sa të rrosh, do mësosh”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

12 shenjat se ai qëndron me ty vetëm për seks

A mendon se i dashuri yt është gjithmonë “aq i zënë”, sa nuk të kushton kohën e duhur? Atëherë vërtetoje nga disa sinjale të thjeshta, të cilat do të të bëjnë t...

22:16

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Me sytë katër

PAPARAZZI