Flash

Komisioni për Debatet Presidenciale ndryshon rregullat pas kaosit në përballjen Trump-Biden

Lapsi.al 30 September 2020
Komisioni për Debatet Presidenciale ndryshon rregullat pas kaosit në

Komisioni i Debateve Presidenciale thotë se do të shtojë “masa të reja” për të ruajtur rregullin” në debatet e ardhshme pas debatit të parë kaotik mes Presidentit Donald Trump dhe rivalit të tij demokrat, Joe Biden.

Ndërprerjet e vazhdueshme nga ana e zotit Trump ndërsa fliste kandidati demokrat, përcaktuan tonin e debatit të martën. Zoti Biden shpesh nuk arrinte të mbaronte dot fjalinë.

Moderatori Chris Wallace i televizionit Fox News i kërkoi disa herë zotit Trump që të lejonte zotin Biden të mbaronte, por pa rezultat.

Zoti Biden tha në një takim fushate të mërkurën se shpresonte që organizatorët e debateve të ardhshme të mund të mbyllnin mikrofonin e kandidatit që nuk ishte duke folur.

"Ishte një turp kombëtar. Nuk dua të spekulloj se çfarë do të ndodhë në debatin e dytë ose të tretë”, tha ai.

Presidenti Trump reagoi në Twitter duke postuar një lajm për njoftimin e Komisionit të Debateve Presidenciale, shoqëruar me komentin: “Provoni të merrni një moderator të ri dhe një kandidat më të zgjuar demokrat”.

Ai e kishte kritikuar edhe më herët në Twitter gjatë ditës, moderatorin e debatit, Wallace.

Komisioni i Debateve Presidenciale e falenderoi zotin Wallace “për profesionalizmin dhe aftësitë e tij në debatin e natës së kaluar”.

Ndërkohë fushata e zotit Trump reagoi ndaj njoftimit, duke thënë se Komisioni “nuk duhet të ndryshojë rregullat e lojës në mes” të procesit.

Komisioni jopartiak ka organizuar çdo debat për zgjedhjet presidenciale që nga viti 1988. Në një deklaratë, komisioni tha se debati i parë “e bëri të qartë se duhen bërë ndryshime në strukturën e formatit të debateve të ardhshme, për të garantuar një diskutim më të rregullt të çështjeve”.

Komisioni tha se “synon të sigurojë instrumente shtesë për të ruajtur rregullin për debatet e tjera”.

Komisioni thotë gjithashtu se po “shqyrton me kujdes ndryshimet që do të miratojë dhe do t’i bëjë ato të njohura së shpejti”. /VOA

Të këshilluara

12 shenjat se ai qëndron me ty vetëm për seks

A mendon se i dashuri yt është gjithmonë “aq i zënë”, sa nuk të kushton kohën e duhur? Atëherë vërtetoje nga disa sinjale të thjeshta, të cilat do të të bëjnë t...

22:16

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI