Flash

Shtohet sërish numri i të infektuarve/ 140 raste të reja dhe 4 viktima me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Lapsi.al 12 September 2020
Shtohet sërish numri i të infektuarve/ 140 raste të reja dhe 4

Katër persona kanë humbur jetën dhe 140 infektime të reja janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut. Viktimat janë: një 64-vjeçar nga Shkupi, një 73-vjeçar nga Tetova, një 63-vjeçar nga Gostivari dhe një 71-vjeçar nga Prilepi. Nga 1507 testimet e bëra, 140 kanë rezultuar të prekur nga virusi. Më së shumti rastet e reja u regjistruan në Shkup, në Tetovë, në Strumicë, në Kumanovë  dhe në Gostivar. Ndërkohë 134 persona janë shëruar nga virusi. Numri më i lartë i të shëruarve është shënuar në Shkup ndjekur më pas nga Shtipi dhe Kumanova.

Nga fillimi i pandemisë, janë kryer 164 639 testime, prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 15694 persona. Gjithsej 646 individë kanë humbur jetën dhe për momentin ka 1920 raste aktive. Kryeqyteti kryeson listën me më së shumë raste aktive, me 566 të tillë.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI