Flash

Hapen shkollat/ Manastirliu-prindërve: Mateni përditë temperaturën e fëmijës!

Lapsi.al 12 September 2020
Hapen shkollat/ Manastirliu-prindërve: Mateni përditë

Në prag të hapjes së shkollave, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i bën thirrje nxënësve, mësuesve dhe prindërve të përdorin maskat nëpër shkolla dhe të ruajnë distancat e këshilluara.

Eshte e vetmja mënyrë për të frenuar sa më shumë përhapjen e infeksionit, thotë Manastirliu, që kërkon nga prindërit t'ia masin çdo ditë temperaturën fëmijëve të tyre.

"Bëhuni bashkëpunëtorët e parë me mjekun e familjes. Sinjalizojeni atë nëse ka diçka që shihni se nuk shkon te fëmija juaj. Matini çdo ditë temperaturën fëmijës para se të niset për në shkollë. Rihapja e shkollave është momenti më i mirë për të treguar se shëndeti dhe mirëqenia e fëmijëve janë kaq të rëndësishme për ne, ndaj s’duhet të lejojmë asgjë të na cënojë shëndetin dhe përparimin e fëmijëve dhe shoqërisë tonë", apelon Manastirliu.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI