Flash

3 viktima dhe 161 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Lapsi.al 11 September 2020
3 viktima dhe 161 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Kjo e premte ka regjistruar 3 viktima me Covid-19 dhe 161 raste të reja ditore. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, 97 qytetarë e kanë fituar betejën me koronavirusin.

Ka mbetur i njejtë numri i pacientëve të shtruar në spitale nga Covid- 19, 188 persona sa ishin edhe një ditë më parë. 22 prej tyre ndodhen në terapi intensive ndërsa 7 pacientë janë të intubuar, në gjendje kritike për jetën. Në dy spitalet, atë Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe spitalin “Shfeqet Ndroqi” po marrin shërbime të specializuar disa qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Nisur nga vlerësimi i situatës epidemiologjike në vend, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e këtij infeksioni të rrezikshëm.

Të këshilluara

ONE Telecommunications paraqitet zyrtarisht

Telekom Albania tashmë është ONE Telecommunications, dhe kështu nis një epokë e re për operatorin e parë të telefonisë celulare në vendin tonë. Ky ndryshim i rë...

13:16

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI