Flash

Fuga ministrave: Aman o ikni, pse na hapni barkun

Lapsi.al 11 September 2020
Fuga ministrave: Aman o ikni, pse na hapni barkun

Paralajmërimet e atyre që mund të konsiderohen qe sot ish-ministrat e Ramës, Besa Shahini e Arsimit dhe Sandër Lleshaj i Rendit, po lënë shijen e hidhur të një spektakli bajat, përveçse tregojnë se protagonistët janë aksidentalisht në postet që mbajnë.

Pedagogu Artan Fuga ka paralelizuar me ironi të sakrifikuarit e hershëm të diktaturës, ndërsa këshillon më mirë një ikje pa zhurmë, se sa deklaratat e bujshme në media për largimin me vetëkënaqësi të ministrave, që i quan “sadomazokistë.

"Po aman, o, ikni kur t'ju heqin, pse na hapni barkun se na preu ne se a ikët apo jo ju, ikni modestisht pa deklarime, jo kështu jo ashtu, a thua se do të thotë njeri : uaaaaa si e hoqën!!!” ka shpërthyer profesori në komentin që bën në rrjetet sociale.

STATUSI I PLOTE NE FACEBOOK I ARTAN FUGES

Cfarë komedie!

Me ministra e ministresha që vetëdeklarohen se do ikin me argumenta metafizike, familja, siguria, eterniteti, e më the e të thashë!

Si lloj "vetëvrasjesh" simbolike si e shokut Mehmet, ego e paparë, imagjinoj t'i kenë thënë shefit të tyre: Mirë na hiq, por na lër që këtyre budallenjve t'ua hedhim hirin turinjve, e të bëjmë sikur ikëm vetë!

Ne nuk jemi Turi!

Cfarë sadomazokizmi, jo vetëm që jeni të pushuar, por edhe të vetdklaroni paraprakisht vetëpushimin!

Cfarë qejfi me veten!

Po aman, o, ikni kur t'ju heqin, pse na hapni barkun se na preu ne se a ikët apo jo ju, ikni modestisht pa deklarime, jo kështu jo ashtu, a thua se do të thotë njeri : uaaaaa si e hoqën!!!

Ikni o në heshtje, prisni deklarimin, është më e hijëshme, më e bukur, më dinjitoze. Miqësisht e them!

Cfare keni? Një qytetar vjen, punon, ikën! Pse eksitoheni? Shkoni në punët tuaja! Ju kemi rixha!

Kaq mo, nuk jeni as Beqiri, as Kadriu, as Mari Kyria!

Si nuk u mërzitët xhanëm!

Të këshilluara

ONE Telecommunications paraqitet zyrtarisht

Telekom Albania tashmë është ONE Telecommunications, dhe kështu nis një epokë e re për operatorin e parë të telefonisë celulare në vendin tonë. Ky ndryshim i rë...

13:16

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI