Flash

Flet studenti që u përball me Veliajn në zyrën e Bashkisë së Tiranës

Lapsi.al 12 September 2020
Flet studenti që u përball me Veliajn në zyrën e

Quhet Demian Mrishaj studenti që i përmendi kryebashkiakut dështimet me kartën e studentit, abonetë, libraritë, betonizimin e Tiranës dhe vrasja e Ardit Gjoklajt. I pyetur nga “Shekulli” studenti thotë se ky veprim nga ana e tij u bë për të goditur propagandën e Erion Veliajt, e cila sipas tij kalon limitet. “Ne morëm guximin, u futëm në zyrën e tij dhe i thamë disa fakte. A mund t’i kishim thënë gjëra të tjera !? Sigurisht që po”– deklaron ai.

Më tej Mrishaj thotë se me këtë reagim përfaqësoi të gjithë studentët të cilët janë të zhgënjyer dhe papërfaqësuar nga kjo qeverisje. “Njerëzit si ai e kanë një listë të gjatë plot me krimi dhe mashtrimi. Unë si qytetar dhe student jam shumë i acaruar me mashtrimet e tij. Ai po acarohej që ne i prishëm takimin, ama ne jemi të acaruar se po na shkatërron jetën. Unë nuk fola si individ, u mundova të jem zëri i qindra mijëra studentë dhe qytetarëve të ndershëm dhe punëtorë. Të gjithë duhet të marrim guximin të kundërshtojmë padrejtësitë që na ndodhin, të organizohemi në grupe dhe sindikata për të ngritur zërin tonë për të drejtat tona”- shprehet ai.

Po ashtu i riu nuk ngurron të tregoi se pasi doli nga bashkia, rojet e kryebashkiakut tentuan ta kapnin. Një gjë e tillë nuk ndodhi pasi Demian u largua me shpejtësi. “Arrita të largohesha shpejtë dhe nuk më kapën dot”– thotë ai.

Lëvizja për Universitetin ka reaguar edhe në faqen e tyre zyrtare të ‘Facebook’-ut teksa ndajnë momente nga debati mes kryebashkiakut. “Sot Erion Veliaj kishte thirrur një takim propagandistik me studentë për të folur për arritjet imagjinare të Bashkisë së Tiranës, sidomos për sa u përket shërbimeve ndaj studentëve. Mes studentëve të tjerë, në takim hynë edhe aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin, të cilët me zë të plotë e të qartë ekspozuan karakterin mashtrues të kartës së studentit dhe mosrealizimin e asnjë premtimi që u është bërë studentëve – nga konviktet tek aboneja dhe karta studentore. Aktivistët i përmendën edhe betonizimin e Tiranës dhe përgjegjësinë që Veliaj ka për vrasjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj. Si gjithmonë në të tilla raste, pushtetarit i mbeti fjala në grykë”– shkruajnë ata.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI