Flash

Gazetarët pyesin për Kadastrën e Vlorës, Artan Lame gati të prishë konferencën

Lapsi.al 12 September 2020
Gazetarët pyesin për Kadastrën e Vlorës, Artan Lame gati

Saga e Kadastrës së Vlorës ku drejtuesi i institucionit është zëvëndësuar 8 herë brenda një viti për shkak se detyrohej të firmoste urdhra dhe vendime të dyshimta, është temë tabu për Artan Lamen. Gjatë nj konference me gazetarët, Lame e quajti këtë një problem të zgjidhur. Duke stigmatizuar gazetaren me fjalët se "problemit tashmë i ka kaluar koha" dhe se "pyetja është e vonuar", Lame ka kërcënuar se do të largohej nga konferenca. Madje në një moment, Lame iku nga mikrofoni i podiumit dhe u rikthye sërish duke bërë disa lëvizje të pakontrolluara, me të cilat shprehu sikletin për temën e hapur.

Kadastra e Vlorës ishte një nga "patatet e nxehta" të autoriteteve në këtë qytet, ku për shkak të presioneve, konflikteve dhe korrupsionit, asnjë drejtuar nuk pranonte të qëndronte më shumë se pak javë në detyrë.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI