3 viktima nga COVID-19 janë regjistruar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.
Nga 633 testime, sipas IKSHPK janë shënuar 70 raste të reja me COVID-19. Krahasuar me ditën e djeshme ku pati vetëm 50 të infektuar, këto shifra tregojnë për shtim të numrit të pacientëve të prekur nga COVID-19.
122 pacientë janë shëruar, duke e çuar në total në 11 mijë e 272 numrin e atyre që ia kanë dalë të triumfojnë mbi virusin.
Ndërkohë që totali i viktimave është 589.