Flash

Basha: Të testohen masivisht mësuesit, masat e marra janë gjysmake

Lapsi.al 12 September 2020
Basha: Të testohen masivisht mësuesit, masat e marra janë

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ripërsëritur thirrjen për testimin e mësuesve përpara nisjes së vitit të ri shkollor. Sipas tij, kjo duhet bërë për të parandaluar zinxhirin e infektimit.

"Për këtë, edhe njëherë i kërkoj qeverisë të nisë urgjentisht testimin masiv të mësuesve para fillimit të vitit të ri shkollor. Identifikimi dhe parandalimi i rasteve me COVID-19 nga stafi pedagogjik është tejet i rëndësishëm për të parandaluar zinxhirin e infektimit. Veç kësaj, procesi mësimor me disa turne e bën të domosdoshme rritjen e numrit të mësuesve në dispozicion të zhvillimit normal të shkollës", tha Basha.

Kryetari i PD-së ka kërkuar dhe rritje të pagës për mësuesit duke qenë se përgjegjësia është shtuar.

"Në kushtet aktuale të zhvillimit të mësimit, çdo mësues do të ketë më shumë ngarkesë për shkak të ndarjes së klasave në disa turne. Ndaj, veç kujdesit për shëndetin, qeveria duhet të marrë masa edhe për rritje të shpërblimit për stafin mësimor. Vetëm vënia në zbatim e këtyre masave do të mund të sigurojë shëndetin e mësuesve dhe nxënësve, si dhe zhvillimin pa ndërprerje të shkollës", u shpreh Basha.

 

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI