Flash

Basha: Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve në rajon

Lapsi.al 8 September 2020
Basha: Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar disa statistika që tregojnë numrin e ulët të mjekëve në Shqipëri për banorë krahasuar me vendet e rajonit, gjithashtu ka nënvizuar nivelin e pakënaqshëm të pagave. Për këtë ai ka akuzuar drejtëpërdrejtë qeverinë dhe kryeministrin Rama.

"Në Shqipëri, sistemi shëndetësor publik vuan nga mungesa e personelit shëndetësor, investimeve në infrastrukturë dhe pajisjeve mjekësore. Qytetarët duhet të presin orë e ditë të tëra në radhë për të marrë shërbimin bazë. Mungesa e mbështetjes ka larguar me mijëra mjekë dhe infermierë nga vendi, duke bërë që Shqipëria të ketë numrin më të ulët të mjekëve për banorë në rajon. Si rrjedhojë e largimeve masive të stafit mjekësor gjatë viteve të fundit, zona të tëra në Shqipëri janë pa mjekë dhe pa shërbim për qytetarët", shkruan Basha.

Sipas të dhënave nga Observatori Global i Shëndetit, Shqipëria ka numrin më të ulët të mjekëve për banorë në rajon, 1.2 mjekë për 1000 banorë. Ndërkohë që Greqia ka 6.2 mjekë për 1000 banorë, Maqedonia 2.8, Mali i Zi 2.3, Serbia 2.4 dhe Bosnja 1.8.

"Pas 2 mandatesh të qeverisjes së Ramës, mjekët shqiptarë paguhen më pak se në çdo vend të rajonit apo Europës. Sipas një studimi të Institutit Ndërkombëtar për Studime Ekonomike në Vjenë, mjekët në Shqipëri paguhen mesatarisht 435 euro, që është dhe paga më e ulët në rajon.Mjekët paguhen më shumë në Bosnjë (901 euro) dhe Mal të Zi (833 euro), ndërsa në Serbi e Maqedoni me mbi 700 euro.

Vitin e kaluar, edhe Kosova i rriti ndjeshëm pagat e personelit shëndetësor, me synim ndalimin e largimit të bluzave të bardha. Mjekët specialistë paguhen 1195 euro (nga 661 euro më parë), mjeku i përgjithshëm 836 euro (nga 566), kryeinfermierët 621 euro (nga 472) dhe infermierët e parë 537 euro (nga 425 më parë). Dështimi me shëndetësinë këto 7 vjet u pa qartë nga të gjithë dhe në menaxhimin e pandemisë. Ende sot, me rritjen e përditshme të numrit të të prekurve nga coronavirus, deklaratat për hapjen e 2 spitaleve të reja Covid mbeten pjesë e propagandës ndërsa në disa raste personeli shëndetêsor nuk ka marrë shpërblimet e premtuara", shkruan Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike gjithashtu premtoi rritjen e pagave të mjekëve deri në 1200 euro dhe 700 euro për infermierët.

 

https://www.facebook.com/166424440075412/posts/3491224547595368/?extid=yuZVDFPWT7O3dhDh&d=n

 

Të këshilluara

Pse disa njerëz e fshehin që kanë Covid-19

Ekspertët kanë shpjeguar pse disa njerëz mund të hezitojnë të ndajnë rezultatin e tyre pozitiv të testit të koronavirusit edhe pse kjo mund të jetë e rrezikshme...

20:40

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI