Flash

Fjalimi i Ramës nxit sherret mes socialistëve/ Gjici sulmon Mimi Kodhelin

Lapsi.al 2 September 2020
Fjalimi i Ramës nxit sherret mes socialistëve/ Gjici sulmon Mimi

Konkurrenca që futi Rama pas fjalimit të Labinotit, se kush do të jetë në lista dhe kush jo, nuk ka vonuar të duket mes socialistëve. Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, një berishist i thekur kur ky i fundit ishte në pushtet, ka hedhur akuza ndaj paraardhëses së tij në drejtimin e qarkut të Kuksit, Mimi Kodhelit. Para gazetarëve, Gjici ka deklaruar se Kodheli nuk është marrë asnjëherë me hallet e qytetarëve të Kukësit. Ai theksoi më tej se nëse në vitin 2017 do të ishte një formulë tjetër zgjedhore, mandatin e deputetit në Kukës do ta merrte ai dhe jo Mimi Kodheli.

“Deputetja ka problemin e vet, unë kam punën time. Natyrisht që Mimi Kodheli nuk ka qenë e njohur në qarkun e Kukësit, por PS-ja e solli si përfaqësuese dhe natyrisht që ne ishim të bindur për ta mbështetur. Në 2017 po të ishte kjo formulë zgjedhjeje, mandatin do ta kisha unë, jo Mimi Kodheli. Ajo është deputete, unë nuk kam asnjë problem me të. Kodheli nuk ka qenë prezente asnjëherë këtu. Unë kam qenë për hallet e Kukësit”, është shprehur Gjici.

Të këshilluara

Pse disa njerëz e fshehin që kanë Covid-19

Ekspertët kanë shpjeguar pse disa njerëz mund të hezitojnë të ndajnë rezultatin e tyre pozitiv të testit të koronavirusit edhe pse kjo mund të jetë e rrezikshme...

20:40

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI