Flash

Erdhi në Shqipëri të takonte Ramën/ Presidenti kroat kërkon falje në kthim

Lapsi.al 29 August 2020
Erdhi në Shqipëri të takonte Ramën/ Presidenti kroat

Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç, komentoi udhëtimin e tij në Shqipëri, duke thënë se udhëtimi gabimisht u quajt privat edhe pse ishte një udhëtim zyrtar.

Teksa në vend prej ditësh vazhdojnë debatet publike në mediat në lidhje me udhëtimi drejt pjesës jugore të vendit tonë ku zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama, duke kërkuar falje për gabimin.

Megjithatë, Komisioni për Parandalimin e Konfliktit të Interesit do të kërkojë sqarime dhe dokumentacione shtesë nga Zyra e Presidentit në lidhje me qëndrimin e Milanoviç në Shqipëri në mes të gushtit.

Milanović tha gjatë ditës së djeshme, se publiku e dinte për udhëtimin, por u titullua gabimisht si privat.

“Ambasada e di se unë isha atje. Unë shkova në një vizitë zyrtare, të cilën gabimisht e shpallëm private. Shqipëria nuk është vendi i vetëm që jam ftuar këtë verë dhe nuk është hera e fundit në atë anije, është një punë shtetërore dhe detyra ime. Unë kërkoj falje për gabimin”, tha presidenti.

“Unë nuk dua të sfidoj Komisionin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit. Unë nuk kam fshehur asgjë dhe kam deklaruar gabimisht se ishte vizite private. Shpenzimet e udhëtimit u mbuluan nga buxheti i shtetit kroat ndërsa akomodimi u bë në rezidencën shtetërore të Republikës së Shqipërisë. Kontakti shoqëror me burra shteti të huaj është një formë e punës time. Çfarë lloj fotografish doni që të publikoja? Mbase doni nga ato të gruas time me rroba banje. Jo, nuk është e mundur, prandaj vendosa që të mos lejoja mediat kroate të vinin atje”, shtoi më tej.

Ai tha se nuk ka urdhra udhëtimi sepse nuk lëshohen, ndërsa e konsideroi rastin rreth udhëtimit një skandal të vogël.

Ai përsëriti se takimi i tij në Shqipëri ishte plotësisht zyrtar. “Ka një buxhet për këtë dhe kjo është e gjitha. Për 20 vjet gjërat kanë funksionuar në të njëjtën mënyrë”- shtoi ai.

Të këshilluara

Pse disa njerëz e fshehin që kanë Covid-19

Ekspertët kanë shpjeguar pse disa njerëz mund të hezitojnë të ndajnë rezultatin e tyre pozitiv të testit të koronavirusit edhe pse kjo mund të jetë e rrezikshme...

20:40

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI