Flash

Inzaghi i bën presion Igli Tares: "Më kanë premtuar përforcime për një sezon të madh"

Lapsi.al 4 September 2020
Inzaghi i bën presion Igli Tares: "Më kanë premtuar

Në ditën e fundit të grumbullimit, Simone Inzaghi ka bërë vlerësimin e situataës në kampin e Lazios. "Kemi punuar ca me distancat, djemtë janë treguar të aftë - ka shpjeguar tekniku -. Ditët e para ishim të plotë, pastaj humbëm shtatë lojtarët e kombëtareve. Jam i kënaqur me atë që më kanë dhënë". "Duhet të mësojmë nga viti i kaluar - shtoi ai -. E dimë që do të jetë një sezon i vështirë. Më janë premtuar disa blerje në mënyrë që të jetë një sezon fantastik".

"Fares, Muriqi e pastaj? Po flasim me shoqërinë - ka thënë Inzaghi duke folur për emrat që Lazio është e interesuar -. Dy emrat e parë janë profile që na interesojnë, pastaj është merkato. Ne duke parë gjithë të tjerët që kanë nisur të lëvizin në një drejtim, do të jemi gati të bëjmë pjesën tonë".

"Strakosha e Reina janë dy portierë të mëdhenj - ka shtuar tekniku duke folur për hierarkitë mes shtyllave -. Strakosha po bën mirë e kërkon të përmirësohet gjithnjë. Ka fatin të stërvitet nga Grigioni e Zappalà. Reina ishte kërkesë e imja bashkë me shoqërinë - vazhdoi Inzaghi -. Ashtu si kam kërkuar përforcime në pozicione të tjera, kërkova edhe në portë, sepse duhet të jemi gati në cdo repart".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI