Këshilla e Guardiolës e para, takimi i të atit Jorge me Bartomeun i dyti dhe tani vjen edhe detaji i tretë që është zbuluar nga mesfushori i Barcelonës Frenkie de Jong: "Messi është ende në grupin e brendshëm të chat-it". E nëse tre të dhëna bëjnë një provë, atëherë e ardhmja e Pleshtit mund të ketë ndryshuar destinacion.
Pikërisht kështu, sepse nëse raporti mes Messi e shoqërisë blaugrana është kompromentuar, ndoshta përfundimisht, ajo me shokët e skuadrës vazhdon normalisht. Sipas deklaratave të mesfushorit hollandez të katalanasve "Leo është ende aktiv në chat-in e whatsapp që kemi ne lojtarët e Barcelonës - ka thënë De Jong - Shpresoj që të qendrojë kur të kthehet në Barcelonë, por sigurisht nuk është dicka që varet nga unë".