Flash

Ausilio dëshpëron tifozët, Inter tërhiqet: "E pamundur të marrim Messi"

Lapsi.al 1 September 2020
Ausilio dëshpëron tifozët, Inter tërhiqet: "E pamundur

Piero Ausilio flet për merkaton e Inter dhe e bën duke theksuar atë që tifozët zikaltër nuk do donin ta dëgjonin kurrë: përtej cdo ideje, ajo e Inter nuk do të jetë një fushatë me goditje të mëdha: "Messi? Nuk ka asgjë të vërtetë, nuk e di as nga vijnë ide të tilla - ka thënë drejtori sportiv për mikrofonët e Sky Sport - Ne e dimë cfarë duhet të bëjmë e para së gjithash duhet të përqendrohemi tek shitjet. Përmes tyre do të financojmë përforcimet. Mundësitë janë të pakta e ato që mund të kapim nuk janë edhe aq të lira".

Edhe Tonali, sipas Ausilio, nuk ka qenë asnjëherë pranë kalimit tek Inter: "Nuk mund të thuhet se kishim në dorë një lojtar kur nuk është ngritur një tratativë. Na pëlqente, por gjërat ishin sic thashë. Nuk jemi në gjendje të bëjmë një investim të këtij lloji. Nuk ishte një prioritet, mundësitë nuk na lejojnë të investojmë".

Në fund edhe një batutë për raportin me Conte e për të shumëpërfolurin 'pakt' mes teknikut e shoqërisë: "Më shumë se një pakt mendoj se është një ide e përbashkët për punën. Ishte një takim shumë fitimprurës. Lindi një ide e një strategji nga ana e trajnerit, që është ndjekur edhe nga drejtuesit, e mbi të gjitha pronarët. E gjithë ajo që bëjmë është në linjë me sa kemi përcaktuar".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI