Flash

Vidal kërkon zgjidhjen e kontratës me Barcelonën: pas portës është Inter

Lapsi.al 1 September 2020
Vidal kërkon zgjidhjen e kontratës me Barcelonën: pas portës

Kjo mund të jetë hera e duhur, për Inter kuptohet. Pasi kërkuan me insistim, por pa sukses, të sjellë në Milano Arturo Vidal me sugjerimin e shprehur nga Antonio Conte, sa verën e kaluar aq edhe gjatë merkatos së janarit, zikaltrit presin tashmë rezultatin e "tratativës" mes kilenit e Barcelonës për të mbyllur pastaj akordin që e kanë ndërtuar me menaxherin e ish-mesfushorit të Juventus. I lënë në fund të hierarkive nga tekniku i ri blaugrana Ronald Koeman, Vidal po negocion personalisht me klubin katalanas për të arritur në një zgjidhje konsensuale të kontratës (duke kërkuar madje edhe një dalje të mirë), që do ti lejonte pastaj të firmoste me parametër zero me Inter.

Barcellona, nga ana e saj, kërkon një shpërblim ekonomik për shitjen e tij, duke e ditur tashmë interesimin e Inter (e jo vetëm). Tratativa mes klubit e lojtarit ka nisur zyrtarisht, e në të njëjtën kohë vazhdon edhe ajo mes menaxherit të Vidal, Fernando Felicevich, e shoqërisë zikaltër për të gjetur sa më parë akordin për kontratën e lojtarit.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI