Flash

Marrëveshja me SHBA/ Akuza e PD: 55 deputetë votuan pa e lexuar dokumentin

Partia Demokratike ka ngritur pretendime mbi numrin e deputetëve që janë njohur me përmbajtjen e marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për financimin ushtarak, ndërsa Kuvendi ka bërë me dije se i ka vënë në dispozicion opozitës dokumentacionin e kërkuar parlamentar.

14:06

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Broja sfidon 'ekspertët' e Kombëtares: "Jam më i shpejtë dhe më driblues"

Lapsi.al 1 September 2020
Broja sfidon 'ekspertët' e Kombëtares: "Jam më i

Është ndeshja e parë me kombëtaren A, por duket se ka sigurinë e një jete kuqezi. Nuk mund të jetë rastësi që në daljen e parë, nën urdhërat e Edy Rejas, sulmuesi i huazuar tek Vitesse nga Chelsea, Armando Broja nuk ka ngurruar të sfidojë edhe emrat me peshë të kuqezinjve. Sulmuesi shkodran i ka të qarta idetë për të ardhmen: pjesë e pandashme e kombëtares dhe rikthim tek londinezët pas eksperiencës në Hollandë, ndërsa konkurenca e emrave me peshë si Sadiku Balaj apo Cikalleshi nuk e tremb: "Të tre janë të mirë e kanë bërë shumë për Shqipërinë. Janë djem të mirë dhe lojtarë të mirë, por unë jam një lojtar 'different' (ndryshe), luaj futboll ndryshe. Jam më i shpejtë, mund t’u iki mbrapa mbrojtësve e mund të përdor dhe dribilimin. Duhet t’i tregoj trajnerit sa vlej që të jem në kombëtare".

Kundër Bjellorusisë sulmuesi nuk do të jetë për shkak të një kartoni të kuq të marrë me U19, kështu që e gjithë pritshmëria e shkodranit është sfida në kryeqytet kundër Lithuanisë: "Nuk është gjë e mirë, por jam i kënaqur që jam me ekipin. Mbase aktivizohem në takimin e dytë me Lituaninë për disa minuta. Edhe nëse nuk aktivizohem, do jem në stol. Më duhet të mësoj, është një eksperiencë e mirë".

Kuqezinjtë do të luajnë dy ndeshjet e para të Nations League pas një periudhe të gjatë pauzë për shkak të pandemisë, por formën e tyre do ta tregojnë në 4 shtator kundër Bjellorusisë në transfertë dhe 7 shtator kundër lituanezëve në shtëpi.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI