Flash

Marrëveshja me SHBA/ Akuza e PD: 55 deputetë votuan pa e lexuar dokumentin

Partia Demokratike ka ngritur pretendime mbi numrin e deputetëve që janë njohur me përmbajtjen e marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për financimin ushtarak, ndërsa Kuvendi ka bërë me dije se i ka vënë në dispozicion opozitës dokumentacionin e kërkuar parlamentar.

14:06

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

"Është ëndërr e kthyer në realitet": Çekiçi merr ftesën që e priste prej vitesh

Lapsi.al 1 September 2020
"Është ëndërr e kthyer në realitet":

"Kisha vite që e prisja. Është ëndërr e kthyer realitet. Tani që u plotësua ëndërra, duhet të kem ëndërra të tjera". Me këto fjalë Endri Çekiçi ka treguar gjithë entuziazmin e tij për grumbullimin në Kombëtaren A, pas ftesës së marrë nga Edy Reja. Natyrisht lojtari në këtë rast ka qenë edhe me fat, sepse ka qenë në listën e pritjes, por tashmë është nën urdhërat e teknikut që në takimin e parë e ka bërë të ndihet mirë. "Që nga dita e djeshme që i jam bashkuar ekipit, duhet ta tregoj pse jam këtu - tha pogradecari -. Mbase trajneri mund të mbështetet tek unë. Jam i lumtur që jam këtu. Në fillim më erdhi lista e pritjes, nuk e humba besimin për asnjë moment. Po vija pas një sezoni të mirë, e nisa mirë sërish, isha i bindur që në një moment do të vinte ftesa".

Kishte të paktën dy vjet që sulmuesi priste një sinjal nga italiani i pankinës, pas provave pozitive në Kroaci, por edhe pas kalimit tek

Lubjana: "Që kur fillova të luaja atje, drejtuesit më dhanë mbështetje maksimale, normalisht ndihesh më i lirshëm. Besoj ka treguar potencialin. Gjithçka ka të bëjë me psikologjinë" vlerësoi Cekici.

Tashmë nuk është se është e thjeshtë për të të gjejë hapësira në një skuadër ku lojtarët ofensivë nuk mungojnë. Pa llogaritur qendrën e sulmit me Sadikun, Cikalleshin, Brojën, Manaj e Balajn, në krahë pogradecari duhet tia dalë me Uzunin, Roshin e Kamberin: "Që në momentin kur jam pjesë e ekipit, mendoj të jap maksimumin në çdo ndeshje".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI