Flash

Gjysëm miliardi euro në pesë vjet: sheiku Mansour vesh me ar Messin

Lapsi.al 31 August 2020
Gjysëm miliardi euro në pesë vjet: sheiku Mansour vesh me ar

Manovrat për cështjen më të pabesueshme të merkatos në vitet e fundit vazhdojnë në aksin Rosario-Barcellona-Manchester. Sipas "El Mundo Deportivo", Jorge Messi, babai i Pleshtit që aktualisht ndodhet në Argjentinë, ka në program një udhëtim në Katalonjë në ditët e ardhshme e të mërkurën mund të takohet me presidentin blaugrana Bartomeu. Objektivi është ai për të arritur një zgjidhje paqësore e për të cuar në fund një ndarje pa patur nevojë për luftë ligjore. Ndërkohë, City qendron në pritje: klubi i Pep Guardiola pret që Leo të lirohet me parametër zero e ndërkohë përgatit mirëseardhjen, duke punuar për një prezantim në stil madhështor e një rrogë të përbindshme: gjysëm miliardi në në pesë vjet.

Sipas gazetarit brazilian Marcelo Bechler, që ishte i pari që dha lajmin se Messi kishte ndërmend të largohej nga Barça, klubi anglez ka marrë kontakt me një shtëpi produksioni për tu marrë me imazhin e mirëseardhjes për argjentinasin. Citizens, ndër të tjera, kanë gati ofertën ekonomike: një rrogë prej 50 milionë euro në sezon për pesë vjet, plus një bonus prej 250 milionë euro. Në total gjysëm miliardi euro. Lajmin e ka publikuar e përditshmja katalanase "Sport", duke shpjeguar se kontrata parashikon tre sezone në Premier League e dy në MLS, në radhët e New York City, skuadra tjetër e City Football Group të Mansour, në të cilën Leo do të mbyllte karrierën në 2025, në moshën 38 vjecare.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI