Flash

“Do ta kalojmë Wolfsburg": Gjici mes shakasë e seriozitetet premton betejë në Europa League

Lapsi.al 31 August 2020
“Do ta kalojmë Wolfsburg": Gjici mes shakasë e seriozitetet

“Do ta kalojmë Wolfsburgun. I forti me të fortin or ti”, ka komentuar presidenti i Kukësit Safet Gjici në një direkte në faqen zyrtare të klubit gjatë hedhjes së shortit. Numri 1 i klubit, mes shakasë e seriozitetit nuk kërkon të dorëzohet pa e provuar, edhe pse rivalët e Bundesligës trembin me emër, kualitet, e buxhet. “Kuptohet që shorti është i vështirë. Por në futboll nuk ka asgjë të pamundur. Nuk e dimë gjendjen e ekipit të Volfsburgut. Nuk ka asgjë të lehtë në futboll. Kam bindje dhe besim që stafi dhe lojtarët do ta marrin seriozisht dhe pse jo të kualifikohemi".

Sigurisht është një nga ato misione që është gati i pamundur, por të provosh nuk bën kurrë keq. Kukësi kundër Slavias në raundin e parë, tregoi se kishte kualitet, pavarësisht largimeve të rëndësishme sidomos të Shkurtajt e Abazajt, por megjithatë presidenti i Kukësit nuk ngurron të mendoj edhe për ndonjë lëvizje tjetër, ndoshta pas shortit me Wolfsburg edhe më i bindur: "Themi që 1-2 afrime cilësore mund të bëhen, që repartet të jenë plotësuar. Ekipi i Kukësit është i formuar dhe e ka stofin e duhur, turi i parë e tregoi. Do të kishim dëshirë që të binte një nga 2 ekipet e tjera. Favori është që luajmë brenda, por edhe Crvena Zvezda ishte ekipi i mirë, por Tirana e meritoi kualifikimin. Dihet çfarë vlera ka Wolfsburgu, por edhe ne kemi vlerat tona, në fushë luajmë 11 kundër 11".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI