Flash

Doni të udhëtoni për në Gjermani/ Mësoni dokumentet që duhet të keni me vete

Lapsi.al 16 August 2020
Doni të udhëtoni për në Gjermani/ Mësoni dokumentet

Aeroporti ‘Nënë Tereza’ ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për pasagjerët që udhëtojnë në Gjermani, për të vizituar bashkëshortin apo bashkëshorten, që është më leje-qëndrimi EU.

Në një njoftim zyrtar radhiten një sërë dokumentesh që kërkohen për të kryer një udhëtim,

"Dokumentet që kërkohen (lista ka vetëm qëllim reference dhe asistence)

1) Certifikatë martese me vulë apostile;

2) Certifikate familjare me vulë apostile;

3) Fotokopje e lejes së qëndrimit të bashkëshortit apo bashkëshortes;

4) Biletat vajtje-ardhje;

5) Kontrata e shtëpisë në Gjermani;

6) Konfirmim me e-mail nga policia kufitare federale gjermane (e aeroportit të mbërritjes) ose plotësimi i një formulari të posaçëm në policinë lokale nga bashkëshorti apo bashkëshortja rezident;

7) Kush udhëton me fëmijë, duhet një prokurë e posaçme, e përkthyer dhe e noterizuar nga bashkëshorti apo bashkëshortja rezidente.

Bëjmë me dije se kjo listë është vetëm referuese, për të patur një përgjigje të përafërt për qindra pyetje në inbox.

Theksojmë se ky është një informacion i mbledhur nga TIA, për t’u ardhur në ndihmë pasagjerëve dhe familjarëve dhe nuk mund të quhet dokument zyrtar.

Është e rëndësishme të kuptohet që kalimi i kufirit shqiptar dhe hyrja në kufirin gjerman mbetet në diskrecionin e policisë kufitare të të dy vendeve" - thuhet ne njoftim.

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI