Flash

Dita e katërt në Kakavijë: "Edi Rama të vijë të rrijë këtu me ne"

Lapsi.al 15 August 2020
Dita e katërt në Kakavijë: "Edi Rama të vijë

Në Kakavijë prej katër ditësh vijon kaosi i radhëve të gjata të qytetarëve shqiptarë të cilët presin për të kaluar kufirin në drejtim të vendeve të tyre të punës.

Qytetarët, me gra e fëmijë, janë torturuar në diell e temperature të larta, ku disa prej tyre kanë shfaqur edhe probleme shëndetësore dhe janë dërguar me urgjencë në spital.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me ndonjë masë të shtuar për normalizimin e situatës dhe se shkaku kryesor i kësaj vonese është procesi i testimit për Covid 19 nga pala greke.

Qytetarët shprehen se që prej ditës së djeshme janë në pritje për të kaluar kufirin në shtetin fqinj.

“Është një gjendje e jashtëzakonshme nuk e dimë se çfarë po ndodh, e gjithë kjo bëhet nga greku”, është shprehur një qytetar.

“Ku do të shkojë halli jonë, ne nuk dimë asgjë, kemi familjen por asnjë nuk na thotë se çdo të bëhet Edi Rama të vijë dhe të rrijë në radhë si ne”, ka thënë një tjetër qytetar që po pret për të kaluar në vendin fqinj në intervistat për abcnews,

Ndërkohë një ditë më parë MPEJ bëri me dije se pas bisedimeve me palën greke dhe do të shtohet numri i testimeve në orë dhe kapacitetet. Ata u shprehën se ishin në bisedime për zgjatjen e orarit të punës, por bisedimet dështuan.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI