Flash

Kaos në Kakavijë/ Dy të moshuar i marrin me ambulanca, qytetarët irritohen, Gent Cakaj fik telefonin

Lapsi.al 14 August 2020
Kaos në Kakavijë/ Dy të moshuar i marrin me ambulanca,

Dy të moshuar në Kakavijë, në pritje për të kaluar kufirin janë nisur drejt spitalit për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Në Kakavijë situata është kaotike për shkak të radhëve të gjata që janë krijuar prej ditësh.

Qytetarët shqiptarë janë në pritje për të kaluar në Greqi. Mësohet se nga pala greke nuk po punohet me kapacitet të plotë. Po ashtu temperaturat e larta vështirësojnë më shumë pritjen e tyre. Ndërsa temperaturat shënojnë 40 gradë celsius, situata vështirësohet edhe më shumë për qytetarët që jan lënë në mëshirë të fatit në Kakavijë. Ata shprehen të revoltuar për organet kompetente.

"Kam ardhur që në 2 të mëngjesit, kemi ecur vetëm 500 metra, policët bënin indiferentin na thoshin që s'kemi ç'të bëjmë", thotë një qytetar.

"Kemi ardhur që në orën 1, s'kemi as ujë për të pirë, kemi nevojë të shkojmë për nevoja personale, s'dimë si t'ia bëjmë", thotë një grua në pikën e kalimit kufitar me Greqinë.

"Kam ardhur që në orën 1 e gjysmë, është shumë keq nuk lëviz fare, se dimë a do të lëvizim apo jo, po presim në mes të vapës", thotë një qytetar tjetër.

Ndërkohë mediat raportojnë se në kulmin e shqetësimit të qytetarëve, zv.Ministri i Jashtëm Gent Cakaj ka fikur telefonin.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI