Flash

Gjykata lë në burg Ilir Berberin për terrorizimin e pushuesve në Pogradec

Lapsi.al 14 August 2020
Gjykata lë në burg Ilir Berberin për terrorizimin e pushuesve

Gjykata e Pogradecit lë në burg Ilir Berberin, një ndër organizatorët e sulmeve të hoteli në Tushemisht.

Berberi dyshohet të ketë rolin e organizatorit të ngjarjeve të ndodhura pranë hotelit, ku në bashkëpunim me personat e tjere te perfshire, kanë kanosur me armë zjarri shtetasin Jetmir Mucollari.

Ai u arrestua pak ditë më parë i fshehur në një çadër në pyllin e Vërdovës, bashkë me tre bashkëpunëtorë të tjerë. Në aksion u përfshi edhe RENEA.

Ndërkohë këtë të premte policia ka bërë me dije se ka shkuar në 7 numri i të arrestuarve në lidhje me këtë ngjarje. Të arrestuarit e fundit janë Meardi Berberi dhe Anterio Kaloshi, njëri në cilësinë e organizatorit dhe tjetri të ekzekutorit.

Ndër të tjera policia sqaron se Ilir Berberi, në bashkëpunim me shtetasin Meardi Berberi, të dy në rolin e organizatorëve, si edhe shtetasi Anterio Kaloshi në rolin e ekzekutorit, më datë 08.08.2020, dyshohet se kanë tentuar të vrasin me armë zjarri, djalin e pronarit të hotelit.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI