Flash

Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve

Projektligji i qeverisë për mbrojtjen e gazetarëve dhe aktivistëve nga paditë abuzive konsiderohet si një hap i rëndësishëm, por i pamjaftueshëm nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët shohin me rezerva fuqinë e dispozitave për të parandaluar këto padi, kryesisht në procedimet penale dhe administrative.

21:09

Gjendet në Fushë Krujë 14-vjeçarja e humbur në Vlorë

Lapsi.al 8 August 2020
Gjendet në Fushë Krujë 14-vjeçarja e humbur në

14- vjeçarja E.L. që prej tre ditësh rezultonte e zhdukur është gjetur në Fushë Krujë. E mitura, që u denoncua dhe kërkohej dëshpërimisht nga familjarët u gjet në një banesë në Fushë Krujë.

M.L., babai i 14-vjeçares Ergita, ka qenë personi që e ka gjetur të bijën në Fushë Krujë, pasi është lajmëruar përmes një telefonate. Persona të paidentifikuar e kanë parë adoleshentën dhe kanë telefonuar të atin.

Prej tre ditësh, Policia e Shtetit, po e kërkonte dhe nuk kishte rënë në gjurmët e saj. Ajo po kthehet nga duart e të atit në shtëpinë e saj. E.L. është shpallur e humbur nga familja e saj, të cilët denoncuan se 3 ditë më parë, rreth orës 23:30 të natës kanë humbur kontaktet me të.

Nga kamerat e sigurisë ajo ishte parë në një hotel në Lushnje, gjë që e deklaroi edhe babai i të miturës përpara kamerave sot. Shkaqet e largimit nga banesa dhe arsyet që e kanë çuar në Fushë Krujë, mund t’i shpjegojë vetëm vetë vajza.

Të këshilluara

303 viktima nga koronavirusi në Kosovë

Tre të vdekur në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Kosovë. Numri i viktimave nga Covid-19 deri tashmë në Kosovë ka arritur në 303 persona. Në të shumtë...

16:53

Parashikimi i motit për fundjavën

Edhe e shtuna do të jetë e pafavorshme për pushuesit e qyteteve bregdetare në vend. Sinoptikanët thonë se moti do të rezervojë orë me diell të dielën, ndërsa ne...

16:02

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI