Flash

Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve

Projektligji i qeverisë për mbrojtjen e gazetarëve dhe aktivistëve nga paditë abuzive konsiderohet si një hap i rëndësishëm, por i pamjaftueshëm nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët shohin me rezerva fuqinë e dispozitave për të parandaluar këto padi, kryesisht në procedimet penale dhe administrative.

21:09

Terrorrizohen pushuesit në Pogradec, Breshëri plumbash mbi hotel Voloreka

Lapsi.al 8 August 2020
Terrorrizohen pushuesit në Pogradec, Breshëri plumbash mbi hotel

Mëngjesi i sotëm është hapur sërish me breshëri automatiku ende pa lindur djelli në drejtim të hotelit “Voloreka” në Tushemisht të Pogradecit. Ky është rasti i dytë brenda shtatë ditëve që sulmohet ky biznes i Jetmir Muçollarit, i cilli ka deklaruar se nuk di të jetë në konflikt me njeri.

Më 1 gusht disa persona kanë qëlluar me 3 plumba në drejtim të këtiij biznesi, ndërsa mëngjesin e sotëm kanë qenë 2 persona që kanë qëlluar mbi 100 herë me armë zjarri në drejtim të biznesit, ku 8 makina luksoze kanë pësuar dëmtime të rënda dhe janë thyer disa xhama të hotelit. Të njëjtat burime bëjnë me dije se autorët kanë qëlluar me armë zjarri edhe në drejtim të dhomës së hotelit, ku ndodhej djali i Jetmir Muçollarit. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Pas ngjarjes, autorët janë larguar në këmbë dhe dyshohet se të shtënat kanë qenë një paralajmërim për pronarin, Jetmir Muçollarin (foto).

Pronari i hotelit Jetmir Muçllari ka treguar për mediat se: “Kanë qenë dy persona në këmbë,të cilët kanë qëlluar me kallashnikovë, duke shkrehur disa karikatore në drejtim të makinave të parkuara dhe hotelit. Atentatoret kanë qelluar disa herë në drejtim të dhomës ku flinte djali dhe dy dhomave në të cilat kishte pushues. Dyshoj se objektiv i atentatit te sotem dhe atij qe ndodhi para nje jave ka qenë djali im. Edhe para nje viti kanë djegur makinen e djalit, per shkak të një konflikti verbal me dy persona, njeri prej të cilëve u denua nga Gjykata e Pogradecit për zjarrvënie të qëllimshme. I kam denoncuar me emra autoret por policia nuk po vepron. Kërkoj azil për dy djemtë pasi ketu ju kërcenohet jeta”.

Të këshilluara

303 viktima nga koronavirusi në Kosovë

Tre të vdekur në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Kosovë. Numri i viktimave nga Covid-19 deri tashmë në Kosovë ka arritur në 303 persona. Në të shumtë...

16:53

Parashikimi i motit për fundjavën

Edhe e shtuna do të jetë e pafavorshme për pushuesit e qyteteve bregdetare në vend. Sinoptikanët thonë se moti do të rezervojë orë me diell të dielën, ndërsa ne...

16:02

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI