Flash

Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve

Projektligji i qeverisë për mbrojtjen e gazetarëve dhe aktivistëve nga paditë abuzive konsiderohet si një hap i rëndësishëm, por i pamjaftueshëm nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët shohin me rezerva fuqinë e dispozitave për të parandaluar këto padi, kryesisht në procedimet penale dhe administrative.

21:09

Ankesat e familjarëve të pacientëve me Covid 19 te Infektivi, reagon Presidenti Meta

Lapsi.al 6 August 2020
Ankesat e familjarëve të pacientëve me Covid 19 te Infektivi,

Pas shqetësimit të një grupi familjarësh të pacientëve me Covid-19, të cilët ankoheshin se nuk kishin marrë informacione prej 36 orësh tek Spitali Infektiv, reagon Presidenti Ilir Meta.

Sipas kreut të shtetit, “Familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht dhe të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre, të cilëve ju uroj shërim sa më të shpejtë”.

Sipas Metës, “Pamjet shqetësuese të publikuara sot në media për grumbullime të shumta në ambientet e jashtme të Spitalit Infektiv në Tiranë kërkojnë reflektim të menjëhershëm”.

Sot u publikuan disa foto të grumbullimit të familjarëve, ndërsa kishte dalë për t’i sqaruar mjeku i njohur Pëllumb Pipero. Familjarët pretendonin se kishin 36 orë pa marrë informacione mbi shëndetin e të afërmve të tyre.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI