Flash

Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve

Projektligji i qeverisë për mbrojtjen e gazetarëve dhe aktivistëve nga paditë abuzive konsiderohet si një hap i rëndësishëm, por i pamjaftueshëm nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët shohin me rezerva fuqinë e dispozitave për të parandaluar këto padi, kryesisht në procedimet penale dhe administrative.

21:09

Qelia e izolimit maksimal për Shullazin/ Avokati ankimon vendimin: Punon në burg dhe ka sjellje të mirë

Lapsi.al 6 August 2020
Qelia e izolimit maksimal për Shullazin/ Avokati ankimon vendimin: Punon

Emrat në zë të krimit kanë nisur të refuzojë izolimin në qelitë e burgut të sigurisë së lartë “41 bis”. Të parët që e hedhin këtë hap janë Emilano Shullazi dhe anëtari i bandës së tij, Gilando Dani.

Ka qenë avokati i Shullazit, Vladimir Meçe, që sot ka ankimuar vendimin për izolimin e klientit të tij në qelitë e posaçme “41 bis”.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

HISTORIA/ Si e izoluan socialistët Shullazin në qelinë e “Bis41” 

Në dokumentin e publikuar nga news 24, avokati ka sqaruar edhe arsyet e këtij vendimi, ku mes të tjerash argumenton se Shullazi nuk e ka statusin e të dënuarit dhe për pasojë nuk mund të izolohet në një burg të sigurisë së lartë.

“Ajo që thuhet në Urdhrin e Ministrisë së Drejtësisë për Emiljano Shullazin se “subjekti mban komunikime me organizatën kriminale ky bën pjesë dhe me organizata të tjera, si edhe me të paraburgosurit e tjerë që i përkasin të njëjtit grup me të cilët bashkëpunojnë” është e paplotë dhe nuk vërteton qëllimin e këtyre kontakteve apo komunikimeve. Emiljano Shullazi ka qenë i paraburgosur te 313 dhe bashkë me të ka qenë nipi i tij Endrit Zela, shoku i tij i fëmijërisë Gilmando Dani dhe kushëriri i tij Blerim Shullazi, të këta sipas gjykatës së shkallës së parë “pjesë e një grupi të strukturuar kriminal”. Nëse ministri e ka fjalën për këta persona të cilët “janë pjesë të së njëjtës organizatë kriminale” kujtojmë se mes qenieve njerëzore ka edhe marrëdhënie njerëzore, daja do të takojë nipin e tij, do të kujdeset për të dhe kjo nuk mund të quhet organizatë kriminale dhe as e kundërligjshme”. (…). Emiljano Shullazi ka qenë i punësuar në bibliotekën e Burgut, nuk ka po asnjë vërejtje apo masë disiplinore për shkelje të rregullore. Si mund të shpjegohet që ky individ një ditë të bukur si “rrufe në qiell të pastër” u bë “Armiku publik që duhej të izolohej patjetër në regjimin 41 bis”, shkruhet mes të tjerave në dokument.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI