Flash

“Huffpost”: Mafia shqiptare po fiton terren në Romë

Ata nuk kufizohen më vetëm në trafikun e drogës; ata kanë krijuar një prani ekonomike gjithnjë e më të rëndësishme. Udhëheqësit mbajnë kontakte jashtë vendit, ndërsa të ashtuquajturit "xhelatë", përgjegjës për shitjet me pakicë, veprojnë në rrugë. Për këtë arsye, operacionet më efektive shpesh zhvillohen jashtë Italisë.

22:25

Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve

Projektligji i qeverisë për mbrojtjen e gazetarëve dhe aktivistëve nga paditë abuzive konsiderohet si një hap i rëndësishëm, por i pamjaftueshëm nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët shohin me rezerva fuqinë e dispozitave për të parandaluar këto padi, kryesisht në procedimet penale dhe administrative.

21:09

Vrasja në Gjirokastër, policia kontrolle në dy fshatra ku dyshohet se fshihet autori

Lapsi.al 5 August 2020
Vrasja në Gjirokastër, policia kontrolle në dy fshatra ku

Një 57-vjeçar u vra pasditen e sotme në Gjirokastër. Viktima i identifikuar si Gëzim Saraçi, 57 vjeç, u gjet i pajetë në aksin rrugor rural Polican-Suhë, në mjetin e tij tip kamionçinë.

“Në aksin rrugor rural Polican-Suhë, shtetasi G. S., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, në rrethana ende të paqarta është gjetur i pajetë në mjetin e tij tip kamionçinë. Nga këqyrja paraprake dyshohet se është goditur me sende të forta” njoftoi policia. Viktima ka qenë duke udhëtuar së bashku me autorin e vrasjes në makinë dhe pas një konflikti të çastit ai e ka goditur për vdekje me sende të forta 57-vjeçarin.

Autori i krimit telefonoi familjarët

Mësohet se mënjëherë pas ngjarjes, autori i krimit me origjinë nga Derviçani i Dropullit, ka marrë në telefon familjarët e tij, ku u ka bërë të ditur se ka vrarë 57-vjeçarin. Kanë qenë pikërisht familjarët e autorit ata që kanë shkuar të parët në vendngjarje dhe kanë gjetur trupin e pajetë të Saraçit. Këta te fundit kanë lajmëruar policinë. Autori dyshohet të ketë marrë plagë pas konfliktit me 57-vjeçarin, ndërsa po bëhet krehja e zonës për gjetjen e tij.

Kontrolle në dy fshatra

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën. Dyshohet se autori mund të jetë fshehur në fshatin Dritë ose Ngoran. Të dy fshatrat janë në zonën kufitare me Greqinë dhe policia ka ngritur grupe kontrolli të shtuara edhe në akset rurale.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI