Flash

“Huffpost”: Mafia shqiptare po fiton terren në Romë

Ata nuk kufizohen më vetëm në trafikun e drogës; ata kanë krijuar një prani ekonomike gjithnjë e më të rëndësishme. Udhëheqësit mbajnë kontakte jashtë vendit, ndërsa të ashtuquajturit "xhelatë", përgjegjës për shitjet me pakicë, veprojnë në rrugë. Për këtë arsye, operacionet më efektive shpesh zhvillohen jashtë Italisë.

22:25

Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve

Projektligji i qeverisë për mbrojtjen e gazetarëve dhe aktivistëve nga paditë abuzive konsiderohet si një hap i rëndësishëm, por i pamjaftueshëm nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët shohin me rezerva fuqinë e dispozitave për të parandaluar këto padi, kryesisht në procedimet penale dhe administrative.

21:09

Ora më e mirë për të bërë dashuri sipas moshës që keni

Lapsi.al 5 August 2020
Ora më e mirë për të bërë dashuri sipas

Kur bëhet fjalë për trupin e njeriut, duhet të dini se ai është i ndikuar nga ndryshimet që ndodhin në organizëm.

Në përgjithësi njerëzit kryejnë marrëdhënie më të shpeshta seksuale kur janë të lirë nga angazhimet ose kur eksitohen nga një ndodhi e momentit. Por sipas kërkuesit shkencor të University of Harvard, doktor Paul Kelley, koha më e mirë për të bërë dashuri përcaktohet nga mosha që keni.

Kur jeni në të 20-tat: Ora 15.00 është më e përshtatshmja. Kjo është koha kur organet kanë kulmin e energjisë. Ai gjithashtu rekomandon zgjimin në orën 09:30 dhe gjumin në orën 01:00.

Kur jeni në të 30-tat: Ora 08:20 e mëngjesit është ora e artë për të bërë dashuri. Rrezet e diellit rrisin nivelin e testosteronit tek meshkujt dhe stimulojnë hipotalamusin, pjesa e trurit që kontrollon prodhimin e hormoneve. Njerëzit tek të tridhjetat duhet të zgjohen më herët (08:10), se ata që janë në të njëzetat e tyre, Ora 23 : 00 është koha e duhur për të fjetur.

Kur jeni në të 40-tat: Ora 22:20 është koha më e mirë për të bërë dashuri. Flini në mesnatë dhe zgjohuni në 07:50.

Kur jeni tek të 50-tat: Edhe për 50-vjeçarët, ora 22:00 është ora ideale për të bërë pak gjimnastikë poshtë çarçafëve. Në këtë moshë, është mirë të bëni dashuri në mbrëmje vonë dhe më pas të flini të qetë

Kur jeni tek të 60-tat: Ora 20:00 është koha më e mirë për të bërë dashuri. Një darkë e hershme (18:30), është e rekomanduar për të minimizuar rreziqet e dispepsisë dhe urthit.

Kur jeni në të 70-tat: Ora 20:00 , ashtu si gjashtëdhjetë vjeçarët, është perfekte për të kryer marrëdhënie seksuale. Duke qenë se 70 vjeçarët mund të zgjohen shpesh gjatë natës, është e këshillueshme të shkojnë në shtrat herët për të bërë një gjumë sa më të plotë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI