Flash

“Huffpost”: Mafia shqiptare po fiton terren në Romë

Ata nuk kufizohen më vetëm në trafikun e drogës; ata kanë krijuar një prani ekonomike gjithnjë e më të rëndësishme. Udhëheqësit mbajnë kontakte jashtë vendit, ndërsa të ashtuquajturit "xhelatë", përgjegjës për shitjet me pakicë, veprojnë në rrugë. Për këtë arsye, operacionet më efektive shpesh zhvillohen jashtë Italisë.

22:25

Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve

Projektligji i qeverisë për mbrojtjen e gazetarëve dhe aktivistëve nga paditë abuzive konsiderohet si një hap i rëndësishëm, por i pamjaftueshëm nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët shohin me rezerva fuqinë e dispozitave për të parandaluar këto padi, kryesisht në procedimet penale dhe administrative.

21:09

Aksident apo akt terrorist/ Dyshimet pas shpërthimit katastrofik në Bejrut

Lapsi.al 5 August 2020
Aksident apo akt terrorist/ Dyshimet pas shpërthimit katastrofik në

Shpërthimi i fuqishëm që ndodhi mbrëmjen e së martës në Bejrut ka shkaktuar deri më tani mijëra të plagosur dhe më shumë se 100 të vdekur. Ngjarja u kanë hapur rrugë disa hipotezave, duke bërë që të flitet për një incident, por dhe për një sulm të mundshëm terrorist.

Por cilat janë pistat në të cilat po hetohet?

Janë të ndryshme hipotezat e formuluara orët e fundit për dy shpërthimet e dhunshme që ndodhën në Bejrut. E sigurt është se kanë shpërthyer 2750 ton nitrat amoni të sekuestruara në një anije tregtare në vitin 2014 dhe që ishin vendosur në një magazinë të portit.

Nëse nga njëra anë ka nga ata që flasin për një incident nga ana tjetër nuk përjashtohet mundësia e një atentati apo një mënyrë për të tërhequr vëmendjen e popullsisë nga vendimi i pritur për vrasjen e ish-kryeministrit Hariri.

I pari që ka folur për hipotezën e një atentati është presidenti amerikan Donald Tramp. Pak orë pas shpërthimit, kreu i shtëpisë së bardhë shprehu ngushëllimet dhe ofroi ndihmë për Libanin duke folur për “një sulm të tmerrshëm”. Por Tramp u përgënjeshtrua nga burime të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, të cilat deklaruan se “për momentin nuk ka prova se bëhet fjalë për një atentat”.

 

Në një vend të gjunjëzuar nga kriza ekonomike dhe rivalitetet e brendshme, kjo hipotezë mbetet ende në tryezë. Për disa të tjerë nuk përjashtohet, në fakt, se tragjedia mund të jetë nxitur nga Hezbollah për të destabilizuar Libanin.

Për të tjerë mund të jetë një sulm që ka ndodhur nga jashtë kundër një depozite armësh të Hezbollah dhe aleatëve të tyre iranianë. Në këtë rast përgjegjësia bie mbi Izraelin dhe vendet e Gjirit Persik. Nga ana e tij shteti i drejtuar Benjamin Netaniau i beson tezës së një incidenti fatkeq.

Një hipotezë tjetër është dhe ajo sipas të cilës kjo është një lëvizje për të tërhequr vëmendjen nga vendimi i pritur i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për vrasjen e ish kryeministrit libanez Hariri, i eliminuar në 14 shkurt 2005 me një autobombë së bashku me 22 persona të tjerë.

Për vrasjen u akuzua menjëherë Hezbollah, aleat me regjimin sirian të Asad dhe i mbështetur nga Irani. Në këtë rast përgjegjësia bie mbi Sirinë dhe lëvizjen Shiite të Hasan Nasrallah, aleat i Asad, të cilit Hariri donte t’i hiqte kontrollin e Libanit.

Të këshilluara

139 raste te reja me koronavirus në vend

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 561 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 139 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid ...

16:16

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI