Flash

“Huffpost”: Mafia shqiptare po fiton terren në Romë

Ata nuk kufizohen më vetëm në trafikun e drogës; ata kanë krijuar një prani ekonomike gjithnjë e më të rëndësishme. Udhëheqësit mbajnë kontakte jashtë vendit, ndërsa të ashtuquajturit "xhelatë", përgjegjës për shitjet me pakicë, veprojnë në rrugë. Për këtë arsye, operacionet më efektive shpesh zhvillohen jashtë Italisë.

22:25

Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve

Projektligji i qeverisë për mbrojtjen e gazetarëve dhe aktivistëve nga paditë abuzive konsiderohet si një hap i rëndësishëm, por i pamjaftueshëm nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët shohin me rezerva fuqinë e dispozitave për të parandaluar këto padi, kryesisht në procedimet penale dhe administrative.

21:09

Futbolli kundër qeverisë/Klubet shpallin bojkotin e kampionatit

Lapsi.al 5 August 2020
Futbolli kundër qeverisë/Klubet shpallin bojkotin e kampionatit

Në nje krizë të fortë ekonomike dhe ne kufijtë e mbijetesës klubet shqiptare të futbollit kanë vendosur të bojkotojnë kampionatin që nis në mes të shtatorit. Të mbledhur në kuadër të një organizate si Liga e Futbollit Profesionist, përfaqësuesit më të lartë të FSHF-ës dhe klubeve pjesëmarrëse në Superligë kanë dalë me një vendim drastik duke bojkotuar sezonin e ri nga 12 shtatori e në vijim deri në plotësimin e kërkesave të reja. Ky vendim mund të rishihet vetëm nëse aeveria i ul TVSh, i zeron borxhet dhe ndryshon ligjin për privatizimin.

"Liga Profesioniste e Futbollit, pasi u njoh me ndryshimet ligjore për sportin të realizuara deri më tani, konstaton me keqardhje se këto ndryshime nuk i japin zgjidhje kërkesave te klubeve te Kategorisë Superiore dhe nuk përmbushin premtimet e bëra nga Qeveria Shqiptare ne tryezën e 11 marsit 2019" thuhet në komunikatën e botuar me këtë rast. Ky vendim mund të rishikohet vetëm nëse qeveria plotëson njemë sërë kushtesh që shpëtojnë skuadrat profesioniste nga falimentimi.

-Miratimin e një ligji të ri për sponsorizimet sipas formës së propozuar nga komuniteti i futbollit, pasi ndryshimet e propozuara nga qeveria nuk kanë asnjë efekt real mbi ekonominë e futbollit.

-Përfshirjen e të gjitha aktiviteteve ekonomike të futbollit në TVSH-në e reduktuar në masën 6%, si bujqësia dhe turizmi dhe jo vetëm infrastrukturën sportive.

-Zerimin e gjobave dhe kamatë-vonesave për detyrimet fiskale të prapambetura për të shmangur kolapsin financiar të klubeve.

-Zgjatjen e efekteve të përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat për sportistët nga 2 në 10 vite.

Nëse qeveria nuk i përfill këto kërkesa ultimative, atëherë Kampionati Kombëtar i Kategorisë Superiore nuk do të nisë në datën e parashikuar  12 shtator.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI