Flash

“Huffpost”: Mafia shqiptare po fiton terren në Romë

Ata nuk kufizohen më vetëm në trafikun e drogës; ata kanë krijuar një prani ekonomike gjithnjë e më të rëndësishme. Udhëheqësit mbajnë kontakte jashtë vendit, ndërsa të ashtuquajturit "xhelatë", përgjegjës për shitjet me pakicë, veprojnë në rrugë. Për këtë arsye, operacionet më efektive shpesh zhvillohen jashtë Italisë.

22:25

Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve

Projektligji i qeverisë për mbrojtjen e gazetarëve dhe aktivistëve nga paditë abuzive konsiderohet si një hap i rëndësishëm, por i pamjaftueshëm nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët shohin me rezerva fuqinë e dispozitave për të parandaluar këto padi, kryesisht në procedimet penale dhe administrative.

21:09

Procesi i vlerësimit të kandidatëve, Berisha mbetet jashtë

Lapsi.al 5 August 2020
Procesi i vlerësimit të kandidatëve, Berisha mbetet jashtë

E pyetur nëse ish-kryeministri Sali Berisha do t’i nënshtrohet vlerësimit të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, anëtarja Enriketa Papa theksoi se kryetari i partisë, presidentët dhe ish-kryetarët e partive nuk kalojnë në vlerësim.

"Di që në udhëzimin e dhënë, kryetari i partisë, presidentët dhe ish-kryetari e partisë nuk kalojnë në vlerësimin tim." - u shpreh në studion e 'ABC News' Enriketa Papa, anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve.

Gjatë intervistës Papa tha se për të qenë pjesë e ekipit elektoral të PD janë një sërë kriteresh me të cilat përzgjidhen, ndërsa cilësoi si kriter kryesor pastërtinë e figurës.

“Disa nga kriteret kryesore në të cilat baza e PD është mbështetur është pastërtia e figurës së kandidatit/ kandidates së ardhshme. Një respektim i kuotave gjinore. Njerëz që kanë kontribute, eksperiencë, njerëz që vijnë nga bota e shoqërisë civile apo akademike. Njerëz që vijnë nga shtresa e të përndjekurve politikë”, u shpreh Papa. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI