Flash

Shqipëria me numrin më të ulët të trupës mjekësore në rajon, por mori më pak nga paketa e ndihmës së BE-së

Lapsi.al 5 August 2020
Shqipëria me numrin më të ulët të trupës

Të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësie dhe studime nga institucioneve të tjera e kanë vërtetuar se Shqipëria ka nivelin më të ulët të trupës mjekësore në vend në raport me popullsinë, por pavarësisht kësaj vendi ynë ka marrë sasinë më të ulët të fondeve që Bashkimi Europian ka vënë në dispozicion për vendet e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që të përballojnë menaxhimin e pandemisë Covid-19.

Sipas të dhënave nga Këshilli i Bashkëpunimit i Rajonal, BE ka akorduar një fond prej 411 milionë eurosh për të 6 vendet e Rajonit, Serbi, Maqedoni, Mali i zi, Kosovë, Bosnjë dhe Shqipëri për të trajtuar urgjencën shëndetësore të shkaktuar nga virusi Korona, si dhe rimëkëmbjen ekonomike e Rajonit. Siç shihet nga grafiku bashkëngjitur Shqipëria ka përfituar vlerën me të ulët të financimeve me vetëm 50.7 milionë euro, ndërsa vlerën më të lartë të financimeve ka përfituar Serbia me 93.4 milionë euro. Mali Zi i që ka një popullsi më pak se një e treta e Shqipërisë dhe me më pak të prekur nga pandemia ka përfituar më shumë fonde nga ndihmat e BE-së. Si pasojë e pandemisë, Rajoni do të përballet me tkurrje të ekonomisë nga -9,0 në -3,0 për  qind në vitin 2020 dhe një rikuperim i ngadaltë. Sektori më i goditur është ai i turizmit, i cili përbën rreth 10.2 të PBB-së së rajonit. Tragjedia e përbashkët e që krijoi virusi rezultoi me solidaritet të admirueshëm në mesin e vendeve të Evropës Juglindore, gjithashtu midis BE-së dhe Rajonit. Ballkani dhe fqinjët e tyre të afërt në BE dhanë donacione mjekësore dhe forma të tjera të ndihmës për njëri-tjetrin, ndërsa Turqia çoi dërgesat e para të ndihmave mjekësore në nëntë vendet e Europës Juglindore. Për më tepër, BE  ka formuluar një paketë ndihme prej 750 milion eurosh të në formën e Asistencës Financiare Makroekonomike. Historikisht Shqipëria ka pasur aftësi të ulët të tërheqjes të fondeve dhe ndihmave që donatorët kanë dhënë nëpërmjet programeve të ndryshme për vendet në Zhvillim. Por kjo po bëhet me e dukshme në dy vitet e fundit ku donacionet për shkak të tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe pandemisë Covid-19, janë shtuar, por në fakt arkëtimet po rezultojnë shumë më të ulëta se premtimet. /monitor

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI