Flash

“Huffpost”: Mafia shqiptare po fiton terren në Romë

Ata nuk kufizohen më vetëm në trafikun e drogës; ata kanë krijuar një prani ekonomike gjithnjë e më të rëndësishme. Udhëheqësit mbajnë kontakte jashtë vendit, ndërsa të ashtuquajturit "xhelatë", përgjegjës për shitjet me pakicë, veprojnë në rrugë. Për këtë arsye, operacionet më efektive shpesh zhvillohen jashtë Italisë.

22:25

Sekuestrimi i Ora News. Meta bën apel për lirinë e mediave: larg nga praktikat autoritariste që na kthejnë dekada pas në kohët më të errëta"

Lapsi.al 4 August 2020
Sekuestrimi i Ora News. Meta bën apel për lirinë e mediave: larg

Pas sekuestrimit të televizionit Ora News, Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka bërë një mesazh për të dhënë alarmin për regresin e lirisë së fjalës dhe asaj të shprehjes në vend. I njohur për afërsinë e tij me pronarin Ylli Ndroqi, pasuritë e të cilit u sekuestruan si i dyshuar në aktivitete të trafikut të drogës, presidenti ka zgjedhur të citojë raportin e Qendrës për Pluralizëm dhe Liri Mediatike, pa folur drejtë përdrejtë për Ora News.

Me një postim në facebook, Kreu i Shtetit shprehet se në raport tregohen “fakte tronditëse të censurës dhe presioneve në rritje ndaj medias së pavarur dhe kritike me qeverinë”.

Kreu i Shtetit thekson mes të tjerash se “Shqiptarët janë ndarë 30 vite më parë nga neni 55 i “Agjitacionit dhe Propagandës” dhe askush të mos mendojë që duke përdorur forma të reja shantazhi e presioni do mundet dot ta rikthejë atë”.

“Për shkak se liria e shprehjes dhe informimit është kusht thelbësor për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, dhe duke dënuar me forcë censurën, presionet, shantazhet dhe masat shproprocionale ndëshkuese ndaj gazetarëve dhe medias së pavarur e kritike me qeverinë, apeloj me forcë heqjen dorë nga të gjitha praktikat abuzive dhe autoritariste që na kthejnë dekada pas në kohët më të errëta, me pasoja tepër të rënda për të ardhmen europiane të vendit“, shkruan Presidenti mes të tjerash.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI