Flash

“Huffpost”: Mafia shqiptare po fiton terren në Romë

Ata nuk kufizohen më vetëm në trafikun e drogës; ata kanë krijuar një prani ekonomike gjithnjë e më të rëndësishme. Udhëheqësit mbajnë kontakte jashtë vendit, ndërsa të ashtuquajturit "xhelatë", përgjegjës për shitjet me pakicë, veprojnë në rrugë. Për këtë arsye, operacionet më efektive shpesh zhvillohen jashtë Italisë.

22:25

Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve

Projektligji i qeverisë për mbrojtjen e gazetarëve dhe aktivistëve nga paditë abuzive konsiderohet si një hap i rëndësishëm, por i pamjaftueshëm nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët shohin me rezerva fuqinë e dispozitave për të parandaluar këto padi, kryesisht në procedimet penale dhe administrative.

21:09

Rama, fillon pushimet në det. Zbulohet vendndodhja (fotot)

Lapsi.al 5 August 2020
Rama, fillon pushimet në det. Zbulohet vendndodhja (fotot)

Sapo ka kaluar një ngjarje të rëndë në jetën personale dhe pas mbylljes së një sezoni të vështirë politik Edi Rama ka rendur drejt folesë së tij të preferuar për të nisur pushimet. Ajo gjendet në vilën qeveritare të Dhërmiut. Burime nga garda e republikës thanë për Lapsi.al se kryeministri është vendosur drejt fshatit luksoz të jugut, ku preferon të kalojë pushimet elita e kamur e vendit. Prezencën e një autoriteti të lartë shtetëror e konfirmuan edhe pushimtarët e qëndrës së Dhërmiut të vjetër (plazh) të cilët kanë vërejtur këtë ditë lëvizje të shtuar të forcave të sigurisë në këtë zonë.

Image result for Edi rama dhermi

Sapo erdhi në pushtet një nga gjërat e para që bëri Rama ishte rinovimi i vilës ku ka ndejtur në kohë të komunizmit, kushëriri i tij i largët Spiro Koleka (fotot poshtë). Me tu modernizuar ajo kryeministri nuk ka kaluar asnjë sezon veror pa qëndruar aty.

©lapsi.al   

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI