Flash

“Po ju monitorojmë”, mesazh i fortë nga PPE kundër ndryshimeve kushtetuese: PS prishi marrëveshjen. Kërkojmë me forcë konsensus me opozitën për Kodin

Lapsi.al 31 July 2020
“Po ju monitorojmë”, mesazh i fortë nga PPE kundër

Zëdhënësi i Partive Popullore Europiane, Michael Gahler, ka reaguar lidhur me miratimin e ndryshimeve të njëanshme të Kushtetutës që u bë dje në Parlament nga mazhoranca socialiste. Në një postim në Facebook, Gahler shprehet se ka ardhur koha që populli shqiptar të mbrojë demokracinë e vendit të tyre.

Reagimi i plotë i zëdhënësit të PPE:

Është për të ardhur keq dhe i shoh mjaft të diskutueshme qëllimet e vërteta që partia qeverisëse e Shqipërisë prishi konsensusin e arritur ndërkombëtarisht me opozitën reale dhe dje ndryshoi në mënyrë të njëanshme kushtetutën.

Është e pranueshme për askënd që qeveria Rama, e cila dëshiron hapjen e negociatave me BE, të ndryshojë në mënyrë arbitrare kodin elektoral. Nëse kjo qeveri dëshiron vërtet hapjen e negociatave me BE, si mund të mos pranojnë këshillat e Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare për një çështje kaq të ndjeshme dhe themelore për demokracinë.

Grupi i PPE do të monitorojë me kujdes veprimet e ardhshme lidhur me kodin zgjedhor dhe do të nxisë me forcë që të arrihet konsensusi me opozitën brenda Këshillit Politik.

U takon partive dhe popullit shqiptar të mbrojnë demokracinë dhe perspektivën e tyre evropiane.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI