Flash

Shikoni ndryshimin, si sillemi kur çojmë mjekë në Itali dhe si kur i presim italianét

Lapsi.al 30 July 2020
Shikoni ndryshimin, si sillemi kur çojmë mjekë në Itali

Rilindja po prish edhe një traditë jo vetëm shqiptare, se me shumë vlerësojmë kur dikush na bën nder sesa kur e bëjmë vetë. Këtë anomali e ilustron shkëmbimi i mjekëve në kohë të covid 19. Sot ishte Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, autoriteti më i lartë që ka pritur në Aeroportin “Nënë Tereza” delegacionin e mjekëve Italian, i cili do të ofrojë ndihmë për përballimin epidemisë për vendin tonë.

Ndërsa në mars kur ne çuam mjekë dhe infermierë në Itali gjithçka u organizua me pompë, në aeroport doli vetë kryeministri Rama, delegacioni shqiptar u vesh me paisjet mbrojtëse sikur virusi shpërndahej në Rinas, (shihni si janë veshur normal italianët) dhe tevevizionet transmetuan njëkohësisht fjalimin e kryerilindasit.

“Kur disa muaj më parë ju gjendëm pranë Italisë mike në një moment tejet të vështirë, nuk e kishim menduar se do të na e kthenit ndihmën kaq shpejt” – u shpreh Manastirliu e cila nuk la pa përmendur nderin e marsit.

Në fakt zakoni shqiptar e donte që pritje më madhështore të bëhej kur na ndihmojnë të tjerët, sesa kur i ndihmojmë ne ata. Kryeministri mund të kishte dalë për të pritur dhe jo për të përcjellë. Por me sa duket regullat e shtetit hë propagandës janë ndryshe.

Përbërja e grupit italian të ndihmës

Task forca e Emergjencave Civile italiane është e përbërë nga shtatë ekspertë një mjek urgjence, një anestezist dhe nga një funksionar i Emergjencave Civile të Qarkut të Puglia-s, nga një mjek dhe një infermier urgjence i Qarkut të Lombardisë, një mjek infeksionist i Qarkut të Lazio-s dhe nga një infermiere urgjence e Qarkut të Piemontes, e cila është nga Shqipëria.Krahas grupit të mjekëve dhe të infermierëve në Aeroportin e Rinasit ka mbërritur edhe një sasi prej 500.000 maskash kirurgjikale në ndihmë të vendit tonë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI