Flash

Rama i përgjigjet Metës: Boll! S'ke asnjë shans të ndezësh zjarrin e ëndërruar të konfliktit të popullit me shtetin

Lapsi.al 30 July 2020
Rama i përgjigjet Metës: Boll! S'ke asnjë shans të

Rama nuk vonon ti përgjigjet Ilir Metës për akuzat e tij për grusht shteti me votimin e sotëm në Kuvend. 

Lexo më tej: Meta reagon ashpër pas ndryshimeve kushtetuese, quan votimin grusht shteti dhe ndërkombëtarët hipokritë 

"Ilir, ti je nje shkelës recidiv i Kushtetutës sipas Venecias, por po sipas Venezias e ke shkelur, po jo aq rëndë Kushtetutën sa për t'u shkarkuar!Dhe ne që shkeljet e tua i mbajtëm në kurriz,respektuam Venecian e s'të shkarkuam,sepse jemi të përgjegjshëm në përfaqësimin e vendit!

Por siç nuk i ndalove dot zgjedhjet vendore dhe siç nuk e fute dot në zjarr Shqipërinë dje, nuk ke asnjë shans ta ndalosh Kushtetutën e Shqipërisë të jetë detyruese edhe për ty, ashtu sikundër s'ke asnjë shans të ndezësh zjarrin e ëndërruar të konfliktit të popullit me shtetin!

Prandaj boll u bëre dhe na bëre të gjithëve qesharakë si shtet, duke e përdorur zyrën e Presidentit si llogore lufte politike, duke sharë ambasadorët siç bënte Haxhi Qamili e duke i folur vetes në vetë të tretë si Luigji XIV! Boll se s'të ka askush asnjë borxh, jo më Shqipëria!" - shkruan Rama në Facebook. 

Lexo më tej nga Lapsi.al: Votimi në Kuvend/ Çfarë duhet të dini mbi ndryshimet kushtetuese 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI