Flash

"Zoti Luli" ose sindroma e çunit të mirë

Lapsi.al 30 July 2020
"Zoti Luli" ose sindroma e çunit të mirë

Lulzim Basha nuk shkëputet dot nga sindroma e çunit të mirë që do t'u pëlqejë më të mëdhenjve. Reagimi i tij i sotëm, pas atentatit që Edi Rama dhe një grusht deputetësh karagjozë i bënë marrëveshjes politike të 5 qershorit, përparimit të vendit drejt BE-së dhe rregullave të përbashkëta për garën elektorale, mund të justifikohet vetëm me frikën naive se mos i prish qejfin ambasadorëve, që e kanë këshilluar të vazhdojë të dialogojë edhe pasi Kryeministri ka përmbysur tryezën.

https://lapsi.al/2020/07/30/votimi-i-ndryshimeve-kushtetuese-si-reagon-opozita/

Ajo mund të përligjet vetëm me kompleksin fëminor për të mos u sharë nga Yuri Kim, e cila bëri dje një nga deklaratat më qesharake që ndonjë diplomat i huaj ka lëshuar në këtë vend: "... fillimisht ndryshoni kushtetutën, pastaj bisedoni’.

Po të dëgjoje Lulzim Bashën, pas ndryshimit brutal të kushtetutës, ai foli për dhunim, për prishje të njëanshme të marrëveshjes, për Ramën që po i del boja para të huajve, por ai u shmang të thoshte thelbin: ç'do të bëje opozita pas këtij atentati të radhës?

Një lider nuk vlerësohet nga logoreja e fjalëve që rendit, as nga sa bukur di të qajë apo të ankohet, ai është i tillë nga pesha e akteve që ndërmerr.

Lulzim Basha pas kësaj prerje në besë, pas shkeljes së nenit të marrëveshjes që sanksionon se s'duhet të ketë ndryshime unilaterale, pas përdhosjes së faktit se 5 qershori i njeh dhe i pranon koalicionet, pas prishjes së precedentit 30 vjeçar, për të mos i shkruar vetëm njëra palë regullat e lojës, duhet të ishte më i qartë.

Ai duhej të deklaronte pa ngurim se nuk ulet më në atë tryezë të reformës zgjedhore, ku e trajtuan si lolo bashkë me ambasadorët që kishte me vete.

Ai duhet të shpallte se nuk e njeh më marrëveshjen e 5 qershorit si një produkt konsensual.

Ai duhet të thoshte se një nga 15 kushtet e BE për fillimin e negociatave tashmë ka rënë dhe të bënte thirrje publike që hapja e tyre të ngrinte deri sa Edi Rama të qe në kryeministri.

Kjo e fundit duket shumë e fortë, por ndoshta me këtë regjim nuk ka rrugë tjetër. Sepse po të sakrifikojmë demokracinë për negociatat, nuk do të kemi as të parën as të dytën dhe aq më pak zgjedhje normale.

https://lapsi.al/2020/07/30/ke-reagon-per-ndryshimet-kushtetuese-per-te-ardhur-keq-qe-nuk-pati-kompromis/

Por Basha, nuk bëri asgjë nga këto. Ai e la të hapur se mund t'i bindet apelit të ndërkombëtarëve për të vijuar dialogun, nuk e mbylli përfundimisht vijimin e tryezës dhe u kompleksua se mos i mbetet mbi shpinë imazhi i atij që po pengon integrimin.

Ashtu si para 30 qershorit të vitit të shkuar, ashtu si në 14 janar të këtij viti edhe tani, ai po përpiqet të bëjë figurë të mirë tek ambasadorët, duke tradhëtuar vokacionin e masës së madhe opozitare.

Dhe me këtë vijë sjellje, ne do të vazhdojmë të kemi me Bashën një çun të mirë, por gjithashtu dhe një bandit që atij i grabit gjithmonë gjithçka. Ndërsa diplomatët do të jenë të kënaqur me të urtin dhe xhentilin "zoti Luli”, por zgjedhjet në fund do t'i vjedhë prapë Rama.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Dhe Covid trokiti në familjen time

Kosova është po aq e varfër, shkallmuar në kapacitetet e veta shëndetësore dhe e shtrydhur nga derdhja korruptuese e parasë publike, por gjatë pranverës kishte ...

14:40

Kë do ndëshkojë vota e 2021?

Në prag të zgjedhjeve të vitit 2016 në SHBA, kineasti dhe aktivisti i njohur amerikan, Michael Moore rreshtoi pesë arsye përse do të fitonte Trump dhe jo Clinto...

16:54

Fundi i farsës me shkarkimin e Metës

Edi Ramës i ka dalë turpi për të deklamuar me pathos edhe një të vërtetë edhe të kundërtën e saj. Kështu ka bërë tani, në një fjalim, përpara se parlamenti të v...

16:34

Iluzioni naiv i një marrëveshjeje me Ramën

Edi Rama ose duhet rrëzuar, ose duhet duruar. Kjo që po ndodh ditët e fundit po dëshmon edhe njherë, se është një naivitet idiotesk të shpresosh se me të mundes...

19:28

Rama, një fund plot frikë

Atë që opozita e Lulzim Bashës nuk po arrinte ta krijonte dot, pra frymën e besimit në një fitore të sigurtë në zgjedhjet e ardhshme, po ia mundëson vetë Edi Ra...

18:22

Tregtarë të rëndomtë flamujsh

Një debat që duhet të ishte sa kulturor po aq edhe historik, ai se dy shkrimtarë të njohur shqiptarë kanë bashkëpunuar me shërbimet e huaja sekrete dhe janë pag...

09:06

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI