Flash

Yuri Kim kopjon Ramën dhe i hap rrugë ndryshimeve kushtetuese në Parlament

Lapsi.al 29 July 2020
Yuri Kim kopjon Ramën dhe i hap rrugë ndryshimeve kushtetuese në

Sa më shumë ahpërsohet situata politike, aq më tepër hermetike bëhen mesazhet që vijnë nga ambasadorja amerikane në Tiranë. Prandaj gjithnjë e më shumë, ndryshe nga sa ndodh me sinjalet që japin europianët, ato kanë nevojë për dekriptim. Kështu ka ndodhur edhe sot me përmbledhjen që ajo i bëri bisedave me liderët politikë (Ramën, Bashën, Metën) ku po të lexohet me vëmendje se ajo i ka hapur rrugë ndryshimeve kushtetuese në 30 korrik që ndalojnë koalicionet.  Fillimisht ajo ka theksuar se "Parlamenti ka kompetencat dhe përgjegjësinë për të marrë në shqyrtim dhe miratuar legjislacionin", pra se një gjë të tillë mund ta bëjë edhe nesër pa shkelur ligjin.

Lexo me tej:

Bisedat e Yuri Kim me Metën, Ramën e Bashën, ambasada jep detaje

Por ajo ka shkuar edhe më tej duke thënë se edhe nëse Rilindja vepron në mënyrë të njëanëshme, mundësia për të dialoguar më pas mbetet e hapur: "Partitë duhet të përfshihen në Këshillin Politik me mirëbesim. Drejtuesit përkatës kanë deklaruar se çdo veprim i Parlamentit nesër nuk i mbyll negociatat e nisura në Këshillin Politik rreth listave të hapura dhe koalicioneve".

Dhe pasi ka theksuar se Parlamenti mundet ta ndryshojë Kushtetutën për heqjen e koalicioneve dhe pastaj të diskutohet që ato të ruhen Yuri Kim ka bërë lojën e atij që nuk e kupton se ku fle lepuri dhe po vëzhgon se ç'do të ndodhë: "Ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre". Pra mesazhi është i qartë: "Le të ndrohet njëherë Kushtetuta, pasaj flasim"

Pra, edhe njëherë ambasadorja amerikane që flet me tone prej arbitri, nuk ka munguar të marrë anë. Ajo është rreshtuar me Ramën ashtu sikurse bëri që në fillim të këtij procesi kur deklaroi se topi është në fushën e Bashës. Këtë e tregoi kur i kopjoi sot Kryeministrit frzën: "ata të cilët “dogjën mandatet e tyre”... përfaqësojnë një pjesë domethënëse të votuesve shqiptarë", të cilën Rama e përdori pak ditë më parë në parlament.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI