Flash

SPAK lëshoi urdhër-arrest për komisionerin e vdekur, e shoqja: E çregjistrova në kohë

Lapsi.al 29 July 2020
SPAK lëshoi urdhër-arrest për komisionerin e vdekur, e shoqja: E

Bashkëshortja e Besim Bregut, njërit prej komisonerëve të zgjedhjeve të 2017-ës, që ka ndërruar jetë për të cilin u lëshua edhe urdhër-arresti nga SPAK, ka hedhur dritë mbi ngjarjen aspak të zakontë.

Ndonëse shkuan në banesën e të ndjerit për t’i vënë prangat, policia është përballur me një situatë befasuese, pasi është njoftuar nga familjarët se Bregu kishte ndërruar jetë.

Lexo më tej: 

Dosja 339/ SPAK po e godet aq fort krimin politik sa po arreston edhe të vdekurtit 

E shoqja e tij, Nafije Bregu në një prononcim për news 24 tha se burri i saj kishte ndërruar jetë në 28 dhjetor të 2018-ës dhe kishte bërë çregjistrim.

“Burri im është ndarë nga jeta në 28 dhjetor të 2018-ës. Janë të gjitha dokumentet në Itali. Burri im është çregjistruar. Se kuptova, pasi më thanë se nuk ishte çregjistruar. Unë brenda 40 ditëve, nga koha kur vdiq, kam bërë çregjistrimin dhe të gjitha. E bëra dokumentacionin që më takonte. Dje thanë se u arrestua. Sot thanë se dy komisionerë janë të vdekur. Burri im ka qenë komisioner i Partisë Demokratike”, tha bashkëshortja e të ndjerit, Nafije Bregu.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI