Flash

Zbulohet posti i ri që ka zgjedhur Ardian Dvorani

Lapsi.al 29 July 2020
Zbulohet posti i ri që ka zgjedhur Ardian Dvorani

Gjykata Administrative e Apelit të Tiranës është zgjedhja që ka bërë ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani për të ushtruar detyrën tani e tutje. Dvorani i ka kthyer përgjigje KLGJ-së, e cila i kishte vënë në dispozicion gjashtë vende në gjashtë gjykata të ndryshme Apeli.

Sipas ligjit, gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, pas përfundimit të mandatit, i lind e drejta për të kërkuar emërim nëpër gjykatat e Apelit.

Ardian Dvorani u shkarkua nga detyra pak kohë më parë me vendim të KLGJ, e cila e konsideroi mandatin e tij të përfunduar në Supreme dhe në KED.

Dvorani duhej të zgjidhte mes një vendi në Gjykatën e Apelit Tiranë, Gjykatën e Apelit Administrativ, Gjykatën e Apelit Durrës, Gjykatën e Apelit Korçë dhe Gjykatën e Apelit Gjirokastër dhe Gjykatën e Apelit Shkodër.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI