Flash

PD-LSI me listë të përbashkët për zgjedhje? Kryemadhi: Ka kohë!

Lapsi.al 29 July 2020
PD-LSI me listë të përbashkët për zgjedhje? Kryemadhi:

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një intervsistë për News24 ka thënë se vetë ajo është kundër ndryshimeve kushtetuese jo prej ndalimit të koalicioneve, por për integrimin europian.

Sipas saj nëse Shqipëria humbet kësaj radhe negociatat atëhere jo vetëm që s’ka shans të anëtarësohet më në BE por do të izolohet dhe do i vendosen madje edhe sanksione. Ajo sqaron se nëse Rama do të bëjë ndryshime kushtetuese atëhere të bëjë Referendum, pasi dhe Enver Hoxha që ishte diktator miratonte me Referendum nga populli.

Kryemadhi nuk përjashton mundësinë e një liste të përbashkët me Opozitën në zgjedhjet e ardhshme por fillimisht ajo thotë se është e përqëndruar tek problematikat aktuale siç është pandemia.

"Kjo ka kohë. Më e rëndësishme është evidentimi i problematikave, plani i masave nga kjo krizë", tha Kryemadhi kur u pyet për këtë cështje.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI