Flash

4 orë në Këshillin Politik, palët përplasen ashpër për listat dhe koalicionet

Lapsi.al 29 July 2020
4 orë në Këshillin Politik, palët përplasen ashpër

Mbledhja e Këshillit Politik vijon prej 4 orësh, pas propozimit të opozitës i cili mundëson hapjen e listave 100 %, pa ndryshime të tjera në formulën e koalicioneve dhe shpërndarjes së mandateve. Burime të lapsi.al pranë opozitës thanë se PS refuzon të shqyrtojë propozimet, duke i qëndruar versionit të saj të njëanshëm dhe duke mos dhënë konsensus për propozimin e kompromisit të ofruar edhe sot nga opozita.

Gjatë debatit mësohet se përfaqësuesi i PD Oerd Bylykbashi ka nënvizuar se po injorohet vlerësimi i ODIHR, duke kujtuar që “ODIHR ka këmbëngulur tek mos-abuzimi me burimet shtetërore dhe se burimi kryesor shtetëror është fuqia rregullatore, dhe ju po abuzoni me të pa nisur zgjedhjet”.

Të njëjtat burime thanë se Oerd Bylykbashi i është drejtuar me këto fjalë mazhorancës: “Ju po përdorini ndryshimin e njëanshëm të ligjit, për të krijuar favore të PS në zgjedhje. Në 2013 erdhët në pushtet me krimin, në 2016 kanabizuat vendit dhe me paratë e pista të krimit bletë zgjedhjet e 2017, tani nuk ju mjaftojnë këto dhe po përpiqeni të diktoni ndryshimet e njëanshme të rregullave. Jeni të pashpresë, jeni humbës”.

Sipas të njëjtave burime, Damian Gjiknuri nuk u është përgjigjur akuzave, duke vijuar të theksojë se nuk mund të pranojnë propozimin e Opozitës për hapjen e listave 100%, pa ndryshime të tjera. Mbledhja është ndërprerë për disa minuta me kërkesë të Gjiknurit dhe sapo ka rifilluar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI